Besimtarët bektashinj kremtojnë nesër ditën e Ashures! Kryegjyshi: Zoti i pranoftë lutjet dhe gjithçka që bëhet për të mirën e njeriut

16 Korrik, 16:06| Përditesimi: 16 Korrik, 16:21

  • Share

Besimtarët bektashianë alevianë ditën e nesërme do të kremtojnë perfundimin e ditëve të Matemit.

Festa e Ashures bëhet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës .

Me këtë rast Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët.

"Në emër të Zotit mëshirë madh e mëshirë shumë, për 10 ditë ne bota bektashiane aleviane mbajtëm zi për Qerbelanë për 72 dëshmorët e saj, me Imam Hysejnin në krye. Përkujtojmë sot Qerbelanë, dëshmorët e saj që luftuan për liri, paqe dhe emancipim të jetës njerëzore, që gruaja të kishte të drejtë të trajtohej njësoj si burri. Kjo ceremoni e ashures që ne do e shpërndajmë nesër është një mirënjohje për dëshmorët e Qerbelasë. Zoti i pranoftë lutjet, pranoftë gjithçka që bëhet për të mirën e njëriut. Zoti na bekoftë të gjithëve Amin".

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?