Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, pandemia kufizon ritet fetare! Në rrethe 'harrojnë' COVID-in, pa distancë e maska

31 Korrik 2020, 07:47| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 15:24

  • Share

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramit në 'pushtetin' e masave të rrepta anti-covid.  Të pajisur me maska dhe në distancë sociale, besimtarët janë mbledhur ditën e sotme në Xhaminë e 'Kokonozëve' në Tiranë për të kryer faljen e tyre dhe shprehur dashurinë dhe dedikimin e ndaj zoti.

Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35  u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Falja e Kurban Bajrami këtë vit u zhvillua në të gjithë vendin duke respektuar një protokoll të caktuar në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, por këto rregulla u harruan në xhamitë jashtë Tiranës, pasi atje besimtarët harruan virusin dhe zhvilluan faljen ngjitur me njëri tjetrin dhe pa maska.

Në faljen e Kurban Bajramit kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkaka të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar. Sipas tij Kurban Bajrami është gëzimi i individit dhe i shoqërisë, është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Është ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve dhe është hyrje në klimën e ndjenjave pozitive shpirtërore. Kremtimi i kësaj feste u jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit.

Jemi në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit. Falënderojmë Zotin që, megjithëse në kushte të vështira, na e bëri të mundur t’i presim me gëzim dhe shpresë edhe njëherë këto ditë të mëdha të kësaj feste. Të kremtuarit e këtyre ditëve na inkurajojnë në angazhime më të vendosura, për detyra më të reja dhe energji më të mëdha në organizimin dhe krijimin e një të ardhmeje solide.” – theksoi ai gjatë hutbes.

Më tej ai shprehu edhe një falënderim dhe mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që gjatë kësaj kohe ka qenë në pararojë të luftës kundër COVID-19.

Të pranishëm në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit ishin gjithashtu Kryegjyshi i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj dhe krerë të tjerë të tarikateve Islame të vendit

Ora 10:08
Korçë, besimtarët myslimanë nuk mbajnë maska dhe falen pa distancë (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm besimtarë të shumtë myslimanë kanë falur namazin në xhaminë Iljaz Bej Mirahori. Besimtarët nuk kanë respektuar masat anti-covid ku të gjithë kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin dhe të pa pajisur me maska sikur virusi të mos ekzistonte në atë moment duke u kthyer në burim infeksioni.

Ceremonia e faljes së Bajramit,u zhvillua ne orën 06:00 me ligjerata, ndërsa falja e namazit të bajramit në orën 06:30 në ambientet e jashtme të xhamisë Iliaz Bej Mirahori.

Ora 08:35
Besimtarët mysliman në Kukës harrojnë rregullat, nuk mbajnë maskë dhe as distancë gjatë faljes (VIDEO)

Besimtaret myslimanë në qytetin e Kukësit kanë falur namazin për Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Pavarësisht se Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu bëri thirrje një ditë më parë për të gjithë myslimanët të respektonin distancën, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shumë besimtarë.

Shumica e tyre nuk mbanin maskë, ndërsa distanca fizike nuk ekzistonte duke ndenjur ngjitur me njëri-tjetrin gjatë faljes.  

Ora 08:15
Besimtarët lushnjarë falin Kurban Bajramin me maska por pa distancë, dezinfektojnë duart në hyrje të xhamisë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm qindra qytetarë lushnjarë besimtarë myslimanë kanë mbushur ambientet e xhamisë së Lushnjes për të qenë prezent në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kjo ditë e e shenjtë, simbol i sakrificës bashkoi besimtaret,  të cilët nën drejtimin e imamit Hysni Çela iu falën zotit për begati e mirësi. Përmes pamjeve të sjella në redaksi distanca mes tyre nuk është respektuar edhe pse shumica prej tyre janë me maska. Një person në hyrje mban një dezinfektant, ku çdo besimtar që hyn lyen duart.

Me tej myftiu i Lushnjes Bramos Blliku foli për besimtarët dhe afrimin në ketë festë të rëndësishme të besimit islam.  Të gjithë besimtarët janë njoftuar që të marrin masa për të ruajtur distancën mes njeri-tjetrit në falje dhe mbajtjen e maskës, por jo të gjithë e kanë marrë parasysh edhe pse mosrespektimi i rregullave vë në rrezik jetën e tyre dhe gjithë komunitetit.

Ora 08:10
Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Berat ngjitur me njëri- tjetrin duke mos respektuar asnjë distancë

Edhe në qytetin e Beratit besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin . Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin ne dy xhamitë e qytetit, atë e Plumbit si dhe ne xhaminë e Sahatit. Mes urimesh dhe gëzimesh besimtarët nuk i kanë respektuar rregullat që janë kërkuar duke mos vendosur maska dhe mos respektuar distancën m njëri-tjetrin. Myftiu i xhamisë së Plumbit, Baftjar Këllëzi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në Berat. Përmes pamjeve të sjella nga korrespondenti Artan Diko, dallohet qartë që besimtarët myslimanë nuk i frikësohen COVID-it.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?