Foto ilustruese

Besimtarët myslimanë rikthehen në Mekë/ Respektohet distancimi shoqëror

4 Tetor 2020, 17:49| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 17:51

  • Share

Pas një shkëputjeje të gjatë pothuajse 7 mujore, besimtarët myslimanë kanë mundur ti kthehen pelegrinazhit të tyre në qytetin e shenjtë të Mekës. Rikthimi i besimtarëve u bë pas vendimit të qeverisë saudite për të lehtësuar masat kufizuese ndaj Covid-19.  Grupi i parë i myslimanëve, i lejuar në vendin e shenjtë respektuan distancimin shoqëror, ndërsa ata kryenin Umran në Xhaminë e Madhe. Miliona myslimanë nga e gjithë bota  vizitojnë në Arabinë Saudite për pelegrinazhet e tyre Umre dhe Haxhin.  Arabia Saudite, e cila mbajti një haxh   pothuajse simbolik gjatë festimeve për Kurban Bajramin, u ka lejuar qytetarëve dhe banorëve të fillojnë të kryejnë Umren që nga e diela me kapacitet 30% ose 6,000 pelegrinë në ditë. Ai do të hapet për myslimanët nga jashtë vendit  duke filluar nga 1 nëntori. Adhuruesit nuk lejohen më të prekin Qaben.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?