Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit

23 Korrik, 17:17| Përditesimi: 23 Korrik, 17:38

  • Share

Ndarja nga jeta e Hirësisë së tij, Imzot Ignati ka qënë një lajm i hidhur për të gjithë komunitetin ortodoks në Berat, ku ai shërbeu prej 26-vjetësh. Ceremonia e varrimit të tij u krye sot në Katedralen e "Shën Dhimitrit" në Mitropolinë e Beratit.

Në ceremoni kanë qënë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e komunuteteve fetare si dhe klerikët e lartë të Kishës Ortodokse nga e Shqipëria dhe Greqia.

Mesha e shenjtë u kremtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Pas përfundimit të meshës, arkmorti u mbajt në krahë dhe u varros në oborrin e kishës, pas kryerjes së nderimeve fetare. Pasi është nderuar nga të gjithë besimarët e pranishëm në ceremoni, në varrin e tij u hodh edhe një thes me dhe,i marrë dhe i sjellë nga toka e tij e lindjes.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit,Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati (Trianti) lindi ne Greqi ne 1934-ën dhe vdiq tre ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai kishte studiuar në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës dhe në Konservatorin e Pireut. Ka sherbyer ne disa kisha ortodokse greke dhe ne 1998 ishte emëruar në Berat.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?