Sociale

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, Çako: Ringjallja e shpresës dhe besimit

7 Prill 2018, 20:05| Përditesimi: 7 Prill 2018, 20:46

  • Share

Këtë mbrëmje besimtarët ortodoksë fillojnë të festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpresës e besimit për vazhdimësinë e jetës dhe të jetuarit në harmoni fetare. Drejtori  i zyrës së Katekizmit, Miron Çako përcolli mesazhin e tij, duke uruar të gjithë besimtarët shqiptarë Festën e Pashkës. 

Shkolla është një kontribut që behët si një fidanishte, ne i edukojmë brezat me dashuri për zotin, për familjen, për vendin.Nacionalizmat janë vetëm për shkak të luftërave. Kisha është e depolitizuar, kisha thotë gjithmonë të vërtetën me dashuri. Në këtë aspekt njerëzit janë përgjegjës, i lirë të bëjë ç’të dojë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka kosto, të investosh besimin te zoti është një investim i madh.

Miron Çako

Ndërsa në lidhje me praninë e LGBT në shkolla, ai u shpreh:

Pjesëmarrja e tyre në shkolla është tepër e gabuar, pasi janë në kundërshtim me normat  dhe parimet fetare.

Miron Çako

I pyetur në lidhje me harmoninë fetare, Çako tha:  

Harmonia fetare në Shqipëri është e kultivuar, sepse shqiptarët janë të zgjuar, ne besimtarët kemi një hapësirë të përbashkët, një tokë, një qiell të përbashkët, por unë e respektoj doktrinën fetare të tjetrit. Si harmonia fetare si familja tradicionale shqiptarët i kanë virtyte të trashëguara. Ndërsa për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, Presidenti bëri një veprim si një burrë shteti, pasi Kryepeshkopi Janullatos është një njeri për paqe, për harmoni fetare, më mire vonë se kurrë, tani ndihem i çliruar.

Miron Çako

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?