Pashka Ortodokse/ Besimtarët në të gjithë vendin kremtojnë të Premten e Zezë! Qindra në 'Sheshin Skënderbej' marrin pjesë në procesionin e kalimit nën epitaf

14 Prill 2023, 19:29| Përditesimi: 14 Prill 2023, 21:47

  • Share

Besimtarët ortodokse në të gjithë vendin kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditë kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Në Tiranë ceremonia e kalimit të Epitafit dhe varrimi i Jezu Krishtit, nisi pas meshës në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Me qindra besimtarë ndoqën nga afër kalimin e epitafit në rrugë dhe shoqëruan procesionin kishtar.

Edhe në Korçë, qytetarët korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesore.

Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani. Edhe në Fier besimtarët kremtuan të Premtes se Zeze në kishën e Shën Gjergjit .

Ritualin e kalimit nen epitaf,  vendosur në ambientet e brendshme të kishës ku besimtaret sipas radhës kane kaluar nën epitaf dhe me pas mbas shërbesës u bë dalja ne qytet dhe pasi ka përshkruar Bulevardin kryesor te qytetit është kthyer sërish në kishë.

Ora 21:18
E Premtja e Zezë e Pashkës besimtarët bashkojnë dy epitafet në hyrje të pedonales së Beratit

 

Në prag të Pashkës Ortodokse e Premtja e Zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq. Riti i kalimit nën epitaf u krye në dy kisha njëra në katedralen e "Shën Dhimitrit "dhe tjetra në kishën e "Shën Spiridhonit" nw Berat.

Pas meshës dhe ndezjes së qiririt besimtarët marshuan drejt pedonales së qytetit. Ndërsa në të njëjtën kohë u nis edhe epitafi nga kisha "Shën Spiridhonit" për tu bashkuar në vendin e quajtur ulliri në lagjen muzeale "Mangalem".

Pas bashkimit të dy epitafeve u marshua në pedonalen e qytetit më pas u vijua secili grup në kisha të veçanta. Në kishën e "Shën Spiridhonit" u drejtua nga at Kristaqi dhe pjesa tjetër drejt Katedrales" Shën Dhimitrit" nga At Johan dhe at Petraqi. Me qirinj të ndezur në duar besimtarët shkojnë drejt shtëpive duke shpërndarë flakët si simbolin e dritës.

Në këtë ritual përveç besimtarëve ortodoks u bashkuan edhe qytetarë beratas por dhe turistë të cilët ndoqën me kureshtje këtë rit. Berati shquhet si një nga qytetet e harmonisë fetare ku shpesh festat fetare festohen nga gjithë qytetarët pavarësisht përkatësis fetare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?