Besimtarja nga Maqedonia tregon si do t'i kalojë ditët e Agjërimit: Anët pozitive dhe negative që i solli Muajit Ramazan Covid-19

20 Prill 2020, 11:33| Përditesimi: 20 Prill 2020, 12:00

  • Share

Ditëve të Agjërimit për besimtarët muslimanë do t’u mungojnë Iftaret mes miqsh, që forconin edhe më tepër, me idenë e sakrificës së përbashkët, marrëdhëniet njerëzore.

Por si do të jetë Muaji i Ramazanit për besimtaren muslimane nga Maqedonia, Besa Ajeti?

Ajo thotë në një lidhje direkte në emisionin “Rreze Dielli” se këtë vit, situata e krijuar nga koronavirus ka bërë që të mos kryejë ritualet fetare në xhami, gjë që e shikon si një anë negative, ndërkohë që thotë se po kjo situatë do t'I japë mundësinë njerëzve të agjërojnë me të gjitha shqisat e tyre, si pasojë e distancimit social.  

“Ka anën pozitive dhe negative. Ajo që na ka mërzitur është që nuk mund të bëjnë ritualet në xhami si duhet. Në Maqedoni na kanë bërë të ditur që nuk do kemi asnjë falje në objektet e kultit. Frika tjetër është menaxhimi I blerjevëe për shkak të orareve të kufizuara. Megjithatë ky agjërim do të jetë një agjërim për veten, nuk do agjërojë vetëm stomaku, por edhe syri, edhe goja.” thotë ajo në “Rreze Dielli’.  

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?