Trajneri Besnik Hasi

Sport

Besnik Hasi merr drejtimin e një skuadre në Arabinë Saudite

27 Korrik 2018, 07:44| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 07:48

  • Share

Pas gati një viti pushim që prej shkarkimit nga stoli grekëve të Olympiacos, Besnik Hasi ka gjetur një klub të ri për të vijuar karrierën e tij si trajner.

Në mënyrë të papritur trajneri shqiptari ka pranuar ofertën që i ka ardhur nga Arabia Saudite duke firmosur për një sezon me skuadrën e Al Raed. Klubi saudit i cili nuk është një ekip me shumë emër në kampionatin arab ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hasin.

Një ndikim të madh në kalimin e gjakovarit në Arabinë Saudite ka patur kompania “Star Sports Managment”.  Al Raed që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka zgjedhur Hasin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit.

Për 46-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e katërt si trajner pas përvojave te Anderlecht ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Belgjikë, Legian e Varshavës dhe Olympiacos.

 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?