Besnik Mustafaj ‘zbërthen’ trinomin e tij në ‘Esencë’: 1/4 e jetës, në tavolinën e shkrimit! Pendesa më e madhe

7 Dhjetor 2022, 19:18| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 19:30

  • Share

TIRANË- Diplomat, politikan, shkrimtar, një trinom që e ka shoqëruar në rrugëtimin e tij profesional.

Një pjesë e lidhin më shumë figurën e tij me politikën, e një pjesë me shkrimtarin. Mirëpo Besnik Mustafaj e nis bisedën me dëshirën që nuk ndryshon, për të qenë gjithnjë në kërkim të lexuesve. Kur i rikthehet fëmijërisë shkon drejt e te kujtimet që kanë shënuar jetën e tij, si fakti i të pasurit një nënë autoritare, por sensi dhe lidhja e saj me të bukurën, ka brumosur tek ai shumë gjëra gjatë rrugës.

Një eksperiencë e bukur ka qenë edhe fakti që ka qenë trombonist, i vetmi në vendlindjen e tij në Tropojë. Pasi u largua 14-vjeç  nga vendlindja, erdhi në Tiranë për të ndjekur studimet e mëtejshme, një kohë të cilën e kujton si ndikuese dhe formuese. Ai thekson se jetën studentore e shijoi në liri dhe e kujton si një kohë të vyer dhe të bukur.

Më pas erdhën eksperiencat e para si gazetar, për t’u bërë pjesë e një realiteti që do të ishte rruga e tij.

Mes fotosh dhe kujtimesh ai tregon kohën kur është bërë baba dhe se rritja e dy djemve të tij, ka qenë për të gjithnjë prioritet.

“I kam shmangur shumë herë drekat dhe darkat diplomatike ku duhet të isha pjesë, vetëm që të kaloja kohë me fëmijët e mi,të isha prezent në shtëpi”-shprehet ai.

Që prej 2007-ës jeton në Priskë dhe kjo jetesë larg rutinës urbane ka zhvilluar tek  ai një dëshirë dhe përkushtim për tokën, pemët dhe natyrën, një lidhje e fortë e krijuar me kohën.

Një video mesazh  emocionues erdhi për Besnikun nga i biri, Andi, i cili nga Parisi i shprehu edhe njëherë të atit, dashurinë dhe mirënjohjen për mënyrën sesi ai ka qenë një baba i përkushtuar dhe i ka ndikuar jetën në mënyrën më të bukur.

I emocionuar nga i biri ai rrëfen se komunikimi ka qenë gjithnjë mënyra e tij e prindërimit.

Ndërsa flet për të shoqen thotë: “Kam shkruar shumë poezi për të”.

Teksa flet për botimet e tij kujton se romani i tij “Vera Pa Kthim” është përshtatur për film dhe teatër.

“Unë punoj nëntë orë në ditë, kur vjen puna te të shkruarit. Nëse e llogaris, 1/4 e jetës sime e kam kaluar  në tavolinën e shkrimit”, tha ai.

Ai na rrëfen se e vetmja pendesë që ka është se do të kishte dashur t’i kushtonte më shumë kohë librit, sesa politikës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?