Alket Hatija

Beteja 5-vjeçare dhe 6 vendimet për ekstradimin e Alket Hatisë, Kushtetuesja shuan shpresat e ‘Perëndisë së Drogës’, vulos vendimet për dërgimin e tij në Itali

24 Shkurt 2022, 16:06| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 16:07

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka shuar shpresa e ish-bosit të drogës Alket Hatija, për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali, ku është dënuar me 20 vite burg për trafik droge, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Në 31 janar 2022, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alket Hatisë për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 shtator të vitit 2021, që i hapte rrugë ekstradimit drejt Italisë së Hatisë, i konsideruar nga mediat italiane edhe si ‘Perëndia e drogës’.

Rasti i Alket Hatisë është i pazakontë, pasi ai pretendon se e ka vuajtur një herë dënimin në Shqipëri, për të njëjtën vepër penale, për të cilën do të ekstradohet në Itali. Megjithatë, Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Lartë kanë vendosur se Hatia duhet të ekstradohet në Itali, me argumentin se midis dy vendimeve të dënimit, në Itali dhe në Shqipëri, ka diferenca lidhur me faktet penale për të cilat është dënuar Hatia.

Alket Hatija u arrestua për herë të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin atë si pjesë të një organizate kriminale që kishte trafikuar qindra kilogramë heroinë në Itali me një vlerë të dyshuar 40 milionë euro. Çështja u transferua në Shqipëri dhe pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.

Hatija arriti të dilte nga burgu në vitin 2014, duke përfituar ulje dënimi. Në vitin 2017, Hatia u arrestua sërish mbi bazën e urdhrit të kërkimit nga autoritet italiane, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali. Në 5 mars të vitit 2018, Gjykata e Durrësit vendosi të refuzonte kërkesën për ekstradimin e Alket Hastisë, ndërsa i hoqi masën e sigurisë arrest me burg. Vendimi u ankimua nga prokuroria. Gjykata e Apelit Durrës, në 14 prill 2018, la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Prokuroria e ankimoi vendimin në Gjykatën e Lartë. Ndërkaq, Gjykata e Lartë, në 22 nëntor të vitit 2019, vendoi të rrëzonte vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të mos e ekstraduar Alket Hatinë. Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për shqyrtim në Apel, për t’u gjykuar nga një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Apelit Durrës, në 20 prill 2021, ka vendosur të pranojë kërkesën për ekstradimin e Hatisë në Itali. Ky vendim është ankimuar nga Hatija në Gjykatën e Lartë. Në shtator të vitit 2009, Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë. Vendimi i ankimuar nga Hatia në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se po vuante dy herë dënimit për të njëjtën vepër penale dhe se nuk i ishte garantuar mbrojtja me avokat sipas ligjit.

Gjykata e Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë, me argumentin se Alket Hatisë i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur me avokat.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 24/02/2022 21:03

    Duhet ta kapin njehere qe ta ekstradojne sepse ju ka lene targen. Rasti i ketij eshte i njejte me Mond Begon financierin e bandes se lushnjes dhe mikun e Taulant Balles. Te dy ben shume pak vite burg ketu ne krahasim me cfare ishin denuar ne itali. Vetem se ka nje ndryshim, ky do ekstradohet ndersa Bego fiton tendera nga fondet publike, merr leje ndertimi abuzive nga bashkia tirane. Ke drejtesi duhet te besojme?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?