Nard Ndoka në 'Studio Live': 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin, debati merr fund me zgjedhje në parti! Gaba: Në protestë Berisha do krijojë ngjarje dramatike

6 Janar 2022, 18:38| Përditesimi: 7 Janar 2022, 08:12

  • Share

TIRANË- Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave. Në studion e Report Tv, në emisionin 'Studio live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Ndoka thotë se kjo mund të arrihet nëpërmjet ndërmjetësimit të figurave që kanë një kontribut historik në PD, madje përmend edhe emra.

"PD ka disa senatorë që i kanë qëndruar larg këtij konflikti Edi Paloka, Bujar Nishani, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Jozefina Topalli, mund t'i ofrohen disa variante, për të fituar kohë, nëse Berisha e shmangu datën 5 janar për të shkuar në datën 8 janar, edhe Basha ka mundësi  që gjatë kësaj periudhe ta shmangë datën 8 duke e larguar me 11 apo 15 janar s'ka shumë rëndësi, për të vazhduar negociatat", tha Ndoka.

Nëse kjo nuk do të sillte një zgjidhje, Ndoka thekson se fundi i këtij konflikti do të vinte nëse brenda PD-së do të hapej një garë për kreun e partisë dhe debati sipas tij, do të mbyllej përfundimisht.

 "Ai pretendon që ka shumicën e partisë, të shpallin zgjedhjet duke u dorëhequr si kryetar, ta drejtojë ai procesin të bëjë publike anëtarësia e partisë dhe të kandidojë kushdo, të jetë një garë e hapur, të vendosin disa standarte, ka mekanizma për ta bërë të besuar, edhe pse ai fitoi, tani ka një krizë dhe kështu mund ta konfirmonte, do e mbyllte debatin brenda PD-së, nëse Basha do e merrte këtë hap dhe do të dilte fitimtar në një proces që e shpall dhe e drejton vetë", shtoi Ndoka.

Në 8 janar, për Ndokën do të "çlirohet" selia e PD-së, por nuk konfirmoi nëse do të jetë i pranishëm ose jo atë ditë.

"Selia e PD është pronë e anëtarëve të PD, me 8 janar do çlirohet", përfundoi Ndoka në Report Tv.

Mirëpo nuk është i këtij mendimi sekretar i jashtëm i PD-së, Gentian Gaba.

"Berisha kishte mundësinë që ta shmangte, e tha që do e mbante personale, nuk e mundësoi këtë, kërkoi që PD të shpallet 'Non Grata., por demokratët nuk e pranuar. Berisha bëri miting në 11 dhjetor, ku media nuk pranua, dhe organizoi një protestë që tregoi se ishte pakicë dhe këtë pakënaqësi dhe mungesën e shpresës për të projektuar të PD atë problem që ka, do të krijojë një ngjarje dramatike në datën 8. Hera parë që një ish kryetar po proteston në selinë e partisë së tij, se nuk do partia që pasoja e Berishës t'ia përcjellë demokratëve. Nuk e ka luftën me Bashën, janë akuza që riciklojnë partinë", tha Gaba në Report Tv.

 

 

Video- intervista e plote

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 06/01/2022 20:02

    Akoma me "Senatoret" ky idioti.

    Përgjigju
  • TURUTUTUM KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 06/01/2022 19:57

    I madhërishm7 vesh gjat Nard Ndoka duhet dëgjuar se ai është një nga magjarët më të zgjuar të Shqiüris. Roft Nard Magjar Ndoka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?