Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Beteja brenda PD drejt finales?!

13 Dhjetor 2021, 14:24| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 14:26

  • Share

Lëvizje tipike Dumbabiste në ide, në organizim dhe në aksion. Një turmë delirante, e prirë nga një politikan manipulator, u dynd në "Air Albania Stadium".  U shpall krijimi i një rrymë antiamerikane, me platformë, me strukturë dhe me shtrirje gjithë territoriale. Tashmë rryma antiamerikane është realitet i prekshëm, e organizuar, e inspiruar dhe e udhëhequr nga Sali Berisha me ish pashallarët blu. Kjo si askund tjetër, as edhe në Republikën Serbska të Dodikut! Në 11 dhjetor 2021 Saliu kaloi pikën e moskthimit ose siç thuhet Kaluan Rubikon-in! Për atë nuk ka kthim mbrapa. Ia ka hequr siguresën granatës offensive, e mban në dorë dhe kërcënon: Mos mu afroni se e hodha! Ai, por jo i vetëm, me puç delegjitimoi strukturat e PD, shpalli rithemelin e sajë dhe programoi referendum për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës. Kështu ka lënë të  hapur një front beteje ku ai në çdo moment mund të ndezë konfliktin dhe prej këtu urën e zjarrit ta transmetojë kudo që t’ia lypij nevoja. Ndërkohë, para mbi 9000 simpatizantëve të tij, shpalosi strategjinë dhe platformën e lëvizjes së tyre antiamerikane. Kur tha: ”Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA-së të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë.”, i bëri me dije opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar se SHBA e sotme është BRSS e kohës së Stalinit,..”. SHBA shkel sovranitetin e një vendi, shkel sovranitetit e një partie, shkel të drejtat e qytetarëve në vende sovrane etj..përralla që Saliu i shpalli dhe u brohorit prej turmës delirante antiamerikane. Kjo është baza politike e platformës së lëvizjes antiamerikane. Për këtë nuk u la vend për interpretim apo dilemma, sepse u tha troç. Në strategjinë e lëvizjes është propagandimi i kësaj platforme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vijon seriali i foltoreve me moton: në SHBA kundër SHBA. Pritet të organizojë foltore në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi; pse jo edhe në vendet e BE ku ka emigracion shqiptar të ndjeshëm. Fronti i rrymës antiamerikane kërkon shtrirje në të gjithë Europën dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor; Dodik nuk mund të lihet e vetmuar në këtë front! Në këtë sipërmarrje Saliu përpiqet të tregojë epërsi, pozitë të fortë për të diktuar kushte kundershtarëve, perfshi edhe SHBA; gjithnjë në raport me hallin e vet. Nga Air Albania Stadium shpalli ultimatumin: “Ftoj SHBA të rishqyrtojë vendimin e tyre. Arroganca nuk është virtyt i njerëzve të lirë.” dhe duke kërcënuar iu drejtua mbështetësve: “Ndryshe unë do të vazhdoj i palëkundur së bashku me ju,..”. Nënteksti i qartë: tashmë kushtet mund ti vejë lideri i lëvizjes antiamerikane në Shqipëri dhe më gjerë! Ai mendon që në ditën e kijametit para ambasadave te SHBA në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë të protestohet me foton e Saliut në duar! Për Saliun lufta është e fituar prej tij qysh në 11 dhjetor 2021. Por gabohet rëndë. Saliu kaloi pikën e moskthimit dhe korri një fitore të hidhur. Beteja e vërtetë fillon tani. Strukturat legjitime dhe antarësia brenda PD janë çliruar nga mëdyshjet. Saliu u shfaq si një antiamerikani i betuar. Lëvizja nuk ka të bëjë fare me demokratizimin e PD por me ineteresat personale të Saliut dhe me objektiva të antiamerikanëve në Shqipëri e në rajon. Tashmë Lulzim Basha duhet të adaptojë taktikën e një Blickrig-u të vërtetë: shpejtësi, fleksibilitet, iniciativë, befasi, agresion mediatik dhe prezencë non stop në antarësi. Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Përballë ka si kundërshtar një përbindësh politik. Ndaj tij duhet të luftojë me metoda, sjellje dhe mjete si të atij. Mjaft ka heshtur, mos të mbajë më rezerva për hir të “respektit” ndaj ish liderit. 18 dhjetori është beteja finale që PD legjitime dhe Lulzim Basha duhet ta fitojnë. Vetëm kështu do ti mbyllin llogaritë me hordhinë antishqiptare dhe antiamerikane. Është betejë që iu takon ta bëjnë ata edhe për të venë në vend nderin e nëpërkëmbur të demokratëve të vërtetë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 13/12/2021 14:55

    Qe Saliu do ti beje te gjitha prapesite jam dakord. Por Lulzimi valle a do te reagoje burrerisht! Shpresoj tek arrestimi i Llalles, mbase hapet loja. Teli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?