Banorët e Fanit në Mirditë i janë rikthyer protestave kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji, që shfrytëzon 7 burime ujore të zonës. Punimet po kryhen nga kompania ‘Sang 1’, ndërsa investimi është i kompanisë “Lajthiza”. Kjo është një betejë që zhvillohet prej vitesh, pasi banorët kanë paditur kompanitë, por çështja nuk ka marrë zgjidhje në gjykatë.
Këtë të martë, një grup banorësh shkuan në kantier dhe ndaluan fabromat e punëtorët e kompanisë qe po shtronin tubacionet. Banorët pretendojnë se punimet jane të paligjshme, por s’kanë gjetur mbeshtetje nga policia. Burime nga komisariati i Mirditës thanë se banorët do të procedohen për vetëgjyqësi. “Report tv” kontaktoi me përfaqësuesit e “Sang 1” të cilët thanë se disponojnë një vendim të Gjykatës së Lartë për të vazhduar punimet. Por nga ana tjetër banoret thanë se vendimi i zbardhur nuk është vënë në dispozicion të Zyrës Përmbarimore.
Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës, në Fan të Mirditës është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në qershor të vitit 2018. Projekti u kundërshtua nga banorët të cilët bënë padi në prokurori. Në qershor të 2023-shit Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi pezullimin e punimeve derisa çështja të shqyrtohet në themel. Në shtator të po atij viti Zyra e Përmbarimit Lezhë veproi me akt bllokimi të punimeve. Ndërsa kompania bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ka rikthyer për rishqyrtim vendimin e Gjykatës Administratite të Apelit.
Beni gam gam kot, heci ka 1 vit qe ka filluar pun, prodhon energji e mer lek ju beni lojra ????.
Përgjigju