Foto ilustruese

Beteja e dëshpëruar e Foltores për Lezhën

9 Maj 2023, 11:59| Përditesimi: 9 Maj 2023, 12:00

  • Share

Në Lezhë po zhvillohet një betejë e heshtur, por jo më pak e ashpër për fitoren e bashkisë. Si gjithmonë kur ka beteja vendimtare Berisha po përpiqet të demonizojë kundërshtarët duke i faturuar të qena e të paqena, siç bëri të pamundurën t’ia faturonte vrasjen e Nikulaj në llogari Pjerin Ndreut. Por zbulimi i shpejtë i autorëve e shfryu flluskën e Berishës. Por nuk është mbyllur me kaq. Gjithë aparati i Foltores është mobilizuar që të marrë Lezhën. Kjo si për faktin që është qyteti i dytë më i madh i veriut, por edhe sepse kanë pasiguri për fitoren në Shkodër. A do ia dalin të rrëzojnë Pjerin Ndreun në Lezhë.

Foltorja po mundohet të krijojë imazhin sikur fitorja e tyre në Lezhë është e lehtë, pasi edhe përpara dy vjetësh opozita fitoi në qarkun e Lezhës. Mirëpo situata është pak ndryshe këtë vit. Nëse përpara dy vitesh Ndreu ishte i detyruar t’i shpërndante forcat edhe në bashkitë e Kurbinit dhe Mirditës, që bëjnë pjesë në Qarkun Lezhë, sot ai lufton vetëm për Bashkinë e Lezhës.

Opozita në atë vit kandidoi në atë qark dy figura të rangut kombëtar si Gjekmarkaj dhe Marku, të cilat kishin edhe imazh publik në rang vendi. Në prapavijë ishin edhe njerëzit e Vis Martinaj, çka bëri që opozita te e bashkuar të fitonte me fotofinish në atë qark ku për shkak të ligjit elektoral socialistet humbën nga ngatërresa që bënë zgjedhësit me proporcionalin.

Mirëpo këtë herë situata ndryshon. Vetë Pjerin Ndreu është një figurë e nivelit kombëtar. Ish-drejtues i lartë policie e më vonë deputet, ka përballë një mjek i cili është vendosur përballë Ndreut gjysmë me qejf dhe gjysmë me zor, por është e sigurt që nuk ka eksperiencën e Ndreut.

Që në fillimet e mandatit të tij Ndreu u kujdes që mos ishte konfliktual. Kjo i ka sjellë që shumë figura të politikës mos jenë armik me të, kurse figura të biznesit vendas të mos jenë më skeptikë për qasjen dashamirëse të Ndreut ndaj tyre. Kush e njeh zonën e di që Ndreu nuk shikon ngjyrimet politike kur bëhet fjalë për promovimin apo ndihmë ndaj tyre.

E ndërkohë ia ka dalë që të verë dorë në qytet dhe fshatrat e bashkisë Lezhë. Ka përfunduar riparimin e gjithë dëmeve të tërmetit duke i rikualifikuar ato qendra. Shëtitorja buzë Drinit është rikonstruktuar e gjitha dhe dy ura të arkitektëve italianë e bëjnë tepër fine këtë anë të qytetit.

Ishull Lezha është asfaltuar, sistemuar dhe kuruar e gjitha, duke e bërë një atraksion turistik, sikurse edhe Kunen, të cilat janë bërë vazhdim natyror i Shëngjinit. E njëjta gjë mund të thuhet për fshatrat e tjera limitrofe, çfarë ka nxjerrë në pah dhe bërë lehtas të aksesueshme restorantet e kësaj zone, të cilat janë me nam në gjithë Shqipërinë. Një rrugë panoramike në fazën përfundimtare, e cila kalon në faqen e malit që bie mbi bregdetin e virgjër që do lidhë Velipojën me Shëngjinin është qershia mbi tortë e investimeve të kësaj zone.

Në përgjithësi lezhjanët si edhe veriu nuk njihen për ndonjë afsh fanatizmi ideologjik, por gjithsesi është krijuar shablloni se veriu voton Berishën. Dhe Foltorja duke dashur të ruajë mitin me çdo kush, po përpiqet ta marrë Lezhën. Një humbje e Shkodrës dhe e Lezhës do të ishte një humbje katastrofike për mitin e Berishës në veri dhe sidomos në dy qendrat më të zhvilluara dhe historike të kësaj pjese të vendit.

Por ndërsa në Shkodër luftohet deri për votën e fundit, mesa duket Pjerin Ndreu i ka mbyllur hesapet në Lezhë: Mitingu i djeshëm i cili kishte vetëm lezhjanë dhe jo autobusë me mall importi ishte dëshmi e mbështetjes reale të tij, por edhe e qetësisë me të cilën kjo zonë po pret zgjedhjet. Mbase është më mirë kështu, që të nesërmen e 14 majit lezhjanët të vazhdojnë punën pa hatërmbetje, aty ku e lanë./dritare.net

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?