Kate Middleton ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave që në momentin që vetë princesha deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer.
Megjithëse Kate u shpreh se po trajtohej, në rrjetet sociale thuhet se beteja e saj me kancerin po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas Radar Online, Princesha e Uellsit vuan nga lodhja, të vjellat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.
Pavarësisht kësaj, princesha përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen për gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Princi William po bën gjithçka që mundet për gruan e tij, pasi ai e di se çfarë do të thotë të humbasësh një nënë në një moshë të re.
Princesh Kate Zoti të dhēnt forc. Lufto pa fund mos u dorzo tregoje veten që je princesh. Zoti qoft me ty.
Përgjigju