Luçiano Boçi

Beteja e Luçiano Boçit në Elbasan, shifrat që e bëjnë humbjen të pashmangshme

12 Shkurt 2023, 12:44| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 12:46

  • Share

Hera e fundit që qytetarët e Bashkisë së Elbasanit ju drejtuan kutive të votimit ishin zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Analiza e rezultateve të shënuara në këto zgjedhje të fundit në territorin e kësaj njësie vendore tregon se një Parti Demokratike e bashkuar siç ishte ajo me dyshen Basha-Berisha dhe një aleat si Ilir Meta e Monika Kryemadhi në krah janë jo pak por gati 8 mijë vota larg Partisë Socialiste.

Pra, imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos e kishte përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike. Monika Kryemadhit ti ishte bashkuar edhe Ilir Meta zyrtarisht në krye të partisë. Imagjinoni sikur Luçiano Boçi të kishte në krah Gazment Bardhin, Flutura Açkën, Lefter Gështenjën, Dashnor Sulën, e Zheni Gjergjin. Të gjithëve sëbashku do tu përplasej në fytyrë muri prej 8 mijë votash avantazh i Partisë Socialiste.

Këtë që sapo imagjinuat tashmë përballeni me atë çka po ndodh realisht teksa i afrohemi zgjedhjeve të 14 Majit. Lulzim Basha e ka përjashtuar Sali Berishën. Ky i fundit e ka mohuar si “djalë” Lulzim Bashën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë vënë damkën në ballë Sali Berishës si “non grata”. Monika Kryemadhi e Ilir Meta e kanë shkrirë LSI-në si përpjekje për të rënë në dashuri me elektoratin në tentativën e dytë teksa në të parën dështuan.

Luçiano Boçi nuk e ka në krah Gazment Bardhin. Nuk ka në krah as Flutura Açkën, Zheni Gjergjin, Lefter Gështenjën apo Dashnor Sulën. Kjo nuk është thjesht çështje emrash. Është çështje votash.

Duke mos patur Bardhin ka gjasa të mos ketë as 2,406 votat personale që ai mori në 2021 në këtë bashki. Teksa nuk ka mbështetjen e Flutura Açkës do ti mungojnë edhe 1,555 votat e marra prej saj. Refuzimi i Zheni Gjergjit sjell 1,774 vota më pak, 1,078 ja zbret Dashnor Sula ndërsa Lefter Gështenja 344 të tilla.

Të gjithë këta deputetë që sot janë rreshtuar krah Lulzim Bashës e kundër Sali Berishës dhe Luçiano Boçit kanë jo pak por 7,157 vota personale në territorin e Bashkisë Elbasan. Si të mos mjaftonte kjo, Eugen Isaji, njeriu të cilit Luçiano Boçi ja rrëmbeu mandatin e deputetit në 25 Prill duke e lënë jashtë parlamentit ka 3,391 vota të tjera.

Me 8 mijë vota avantazh të socialistëve dhe me mbi 10,000 vota të vëna në diskutim për të mos i marrë dot prej vet koshit të demokratëve, beteja e Luçiano Boçit duket se e ka të paracaktuar fundin. Atë që se bëri dot Lulzim Basha për t’ia djegur përfundimisht karrierën politike Boçit në 2021 po e bën realitet Sali Berisha në 2023. Sa ironike po aq edhe e vërtetë!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shirgjami: 12/02/2023 18:53

    O frate o mret po pse shani neper komente e la. are bab

    Përgjigju
  • O tej: 12/02/2023 16:52

    Berisha me te vetit ka shku ne te Sheqeres.

    Përgjigju
  • Zaranika: 12/02/2023 16:48

    Luciano bashke me Berish kriminelin do shkojne ne p… nenes vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?