Beteja e vështirë e Mirelës me kancerin e gjirit, 49-vjeçarja: Kontrolli shpëton jetë! Unë bëra gabim, e kapa në gradën e dytë  

5 Tetor 2023, 15:54| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 16:03

  • Share

Mirela Shehu prej dy vitesh lufton me kancerin e gjirit dhe forcën e gjeti tek dashuria për të bijën. 49-vjecarja nga Berati mban një diplomë mësuesie, por sot, e stresuar për të ardhmen dhe nga nevoja për punë, bën pastruesen. Sëmundjen e kapi në gradën e dytë dhe apelon që vajzat të bëjnë kontrolle.

Mirela Shehu, dy vite më parë u diagonistua me kancer gjiri. Ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, rreze dhe kimioterapi. I kujton jo pa emocion, momentet kur mësoi për sëmundjen. 

“Nuk dua të qaj, por po të them se sfidat të bëjnë më të fortë. U mërzita jo për jetën time edhe pse isha 47 vjece, por për jetën e vajzën sime”, shprehet Mirela.

“Kur mendova vajzën i dhashë kurajo vetes se do ia dal fëmija duhet të ritet me nënë”, tha Mirela.

Shëndeti i 49-vjeçares nga Berati sot është përmirësuar, ndërsa ka një mesazh të fortë për gratë e vajzat.

“Fillimisht ndjeva si një masë të vogël më pas kuptova që sa vinte dhe rritej. E kuptova diçka po në  ndodhte por ishte frika ajo që nuk më linte të shkoja tek mjeku. Them e kapa me vonesë sepse isha në stadin e dytë dhe ky ishte gabimi im po ta kisha bërë vizitë më hershme do e kisha kapur në stadin e parë dhe do e kisha më të lehtë. Nuk kisha bërë kurrë një mamografi ndaj kapa me vonesë. U bëj thirrje grave vajzave mos mos e lini veten shkoni kontrollouni, sepse shpëtoni jetën tuaj", tha 49-vjeçarja.

Mirela Shehu është diplomuar në vitin 2008 për Histori-Gjeografi, por asnjëhere nuk ka marrë emërim në arsim. Ka punuar për disa vite si mësuese dhe edukatore zëvendësuese, e më pas ka mbetur pa punë. Për pasojë nuk ka kryer as kualifikimet dhe sot është pastruese në një institucion shtetëror. 

“Më hoqën nga puna, stresi i papunësisë më kaloi në kancer”, tha Mirela.

 Dy prindërit e moshuar, bashkëshorti dhe e bija në moshë të mitur janë mbështetja dhe forca e saj!

“Kujtdo që i shfaqet kjo sëmundje duhet ta përballojë. Duhet të luftojmë për jetën!”.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?