Tirana

Beteja me Apple, Samsung detyrohet t'i paguaj 539 milionë $

25 Maj 2018, 15:31| Përditesimi: 25 Maj 2018, 19:03

  • Share

Apple ka fituar betejë e gjatë ligjore përballë Samsung, duke gjobitur me një shumë prej 539 milionë dollarë nga gjykata e San Hosesë.

Akuza e kompanisë Apple ka të bëjë me kopjimin e dizajnit dhe të disa funksioneve të iPhone X nga Samsung Galaxy S9 duke dëmtuar patentën e Apple.  

Përballja në këtë gjykatë i jep fund betejës ligjore mes dy kompanive. Apple ka deklaruar se Samsung i ka shkaktuar një dëm kolosal në treg nga shitjet.

Të dyja kompanitë janë përballur edhe më parë në gjykatë ku Apple ka pasur për ti paguar një detyrim financiar prej  1 miliardë lekë por Samsung ishte e gatshme t’i paguante vetëm 28 milionë dollarë.

Ndërkohe, vendimi i gjykatës së Kalifornisë pritet që të  reflektohet ndjeshëm në financat e kompanisë së Samsung.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?