Kosova & Rajoni
Shëndeti

Beteja me kancerin, deputetja nga Kosova apel për vajzat dhe gratë: Bëni kontrolle, mos kini frikë nga rezultati (VIDEO)

2 Tetor, 14:50| Përditesimi: 2 Tetor, 14:54

  • Share

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ e ftuar ishte Mimoza Kusari Lila, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Kosovë. Gjatë kësaj interviste Lila tregoi betejën e saj me kancerin ndërsa u bëri apel vajzave dhe grave që të kryejnë kontrolle të rregullta.

“E kam zbuluar para një viti, teksa shkova të bëja një kontroll rutinë, pa e ditur se do të diagnostikohesha me kancer. E zbulova se isha në fazën e parë dhe mjekët më rekomanduan operimin. Apeloj të gjitha gratë dhe vajzat  që të bëjnë kontrolle të rregullta, mos të frikësohen nga rezultati. Nuk është një betejë e lehtë sepse ka edhe shumë ngarkesë psikologjike”, tha Lila teksa theksoi se edhe pse mund të jeni në betejë me këtë sëmundje nuk duhet të ndaloni aktivitetin fizik.

Lila nënvzoi se frika më e madhe që kishte pasi zbuloi sëmundjen ishte nëse do të arrinte të shikonte sukseset e fëmijëve të saj.

“Kur e mora vesh kam qenë në një betejë të rëndë politike dhe kur ma konfirmuan se kisha një masë tumorale nuk kisha peshën e frikës, por mendoja dhe i bëja pyetje vetes nëse do të jem pranë fëmijëe për sukeset e tyre. Nuk ka asgjë më primare se shëndeti. Jam shumë e kujdesshme për shëndetin tim, nuk  e kam lënë pas aktivitetin fizik. Nuk e shtyj veten që të bëjë më shumë gjëra kontrollet i kam të rregullta dhe tani jam e pastër", shtoi Lila.

Në fund të intervistës Lila theksoi se pas sëmundjes e sheh veten jo vetëm të angazhuar në politikë por edhe në fusha të tjera.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?