Në prag të fushatës elektorale, kur edhe palët politike kanë nisur shpalosjen e programeve, taksa progresive apo ajo e sheshtë është në qendër të dilemave se cila është e duhura për ekonominë.
Në studion e Report Tv, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli të dyja taksat kanë rreziqet e veta për ekonominë, por ajo progresive frenon rënien e ekonomisë, ndërsa mbron shtresën më të ardhura më të ulëta.
"Progresistja zbatohet nga vendet e zhvilluara, mbron shtresat e ulëta, mbron një vend nga rënja ekonomike dhe sjell të ardhura më shumë, mbron vendet nga kriza" - tha Çoçoli.
Por ndërsa opozita akuzon shumicën socialiste për favorizim të të ashtëquajturve oligarkë, eksperti thotë se është taksa e sheshtë ajo që zhvendos barrën fiskale nga të pasurit drejt shtresës së mesme dhe të varfër.
“Taksa e sheshtë nuk mbështet rritjen ekonomike, krijon monopole dhe oligopol, zhvendos barrën fiskale nga të pasurit tek shtresa e mesme dhe e ulët, rëndon bizneset e vogla, dëmton konsolidimin e buxhetit, dëmton rritjen e pensioneve. Kontributi i të ashtëquajturve oligarkë në buxhetin e shtetit më i lartë me taksën progresiste” - tha Çoçoli.
Në studion e Report Tv, Fatos Çoçoli sqaron se taksa progresive rrit numrin e bizneseve të mesme, ndërsa e bën thujse të pamundur që një biznes ti shpëtojë syrit kontrollues të shtetit.