Partia Demokratike duket se vuan nga ‘sindroma’ e humbësit të përhershëm që nuk pranon ta njohë atë edhe në disfatat më të mëdha, duke gjetur kauza psikologjike të “rilindjes” shpirtërore dhe politike.
Duke kujtuar zgjedhjet e fundit parlamentare, për të cilat u akuzua mjaftueshëm nga strukturat e PD dhe jo vetëm, Lulzim Basha shprehej pas 25 prillit 2021 se “Beteja sapo kishte filluar”.
Ai u bë deri edhe meme në rrjetet sociale, teksa përfaqësues të partisë e sulmuan derisa edhe e larguan me Foltoren dhe Rithemelimin e famshëm të PD-së.
Por duket se kjo nuk ka qenë ‘sëmundja’ e Bashës, pasi edhe ish-eprori i tij Sali Berisha, edhe pse u betua se nuk do sillej si ish-kryetari dhe do zbatonte ‘Nenin Basha’, duket se është një jo vetëm një ‘humbës patologjik’ në politikë, por edhe një ‘luftëtar i rremë’ që kopjon paraardhësin.
Si në këtë video në krah, ku ngjashëm si Basha më 2021, Berisha sot deklaroi “nisjen e betejës”.
“Ky është fillimi i një beteje e cila nuk ndalet më...!”, u shpreh Berisha duke mos njohur as humbjen galoponte dhe as rezultatin që pritet të bëhet nga ora në orë zyrtar.
Dhe kjo video që po bëhet virale në krahasim në vetëm 4 vite, ka edhe deklaratën e Bashës me 2021:
“Beteja vetëm ka filluar...!”, do shprehej Basha pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të fundit.
Katër vite diferencë dhe deklarata identite mes Berishës dhe Bashës për humbjen e zgjedhjeve.
Komente

Jep doreheqjen ti dhe gjithe zinxhiri jot nga partia. Duke fillu nga noka, kellici , shehu, alizoti, vokshi etj
Përgjigju