Zv.Kryeministri, Erion Braçe ka komentuar betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi duke thënë se procesi tek noteria ishte në bazë të ligjit.
Ai ka thënë se Kryetarja e Dhomës së Noterëve e ka cilësuar procesin ligjor të rregullt dhe kështu duhet t'i referohemi pikërisht Kryetares së Dhomës së Noterëve.
Braçe i është kundërpërgjigjur edhe këshilltarit të Presidentit Meta, Ted Blushi duke thënë se një zyrë Noterie kurrësesi nuk mund të quhet Parukeri.
Ndërkohë Braçe ka deklaruar se sipas Kushtetutës i katërti nuk mund të bëhet dot i dytë, kështu Arta Vorpsi Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, i takon që të jetë ajo anëtare në vend të Marsida Xhaferllarit, ku kjo e fundit u emërua nga presidenti Meta.
"Keni marrë në intervistë kryetaren e dhomës së notereve. Që ajo tha se si është zhvilluar procedura. Noteria funksionon ne bazë të një ligji. Noteria nuk është në asnjë rast Parukeri. Padyshim që nuk e zëvendëson do kushtetutën. Kushtetuta thotë se i katërti nuk bëhet dot i dytë. Është kat anti kushtetues." ka thënë ndër të tjera Braçe.
Lajmi kryesor:
'Dy gjykatëse në një karrige'! Kuvendi miraton rezolutën për t'i bërë bllok pengesave për krijimin e Kushtetueses
//ReportTv.al