Studio Live

Bota

Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme

20 Janar, 19:22| Përditesimi: 20 Janar, 19:25

  • Share

Donald Trump u betua sot si presidenti 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia dhe e ardhmja e botës me Trump u diskutuan në ‘Studio Live’ me Arian Galdini dhe Marlind Laçin. Galdini thekson për Arbër Hitajn, se bota tani e tutje do hyjë në një kohë të paparashikueshme nisur nga personaliteti i Trump.

'Besoj se sot ka nisur të zyrtarizohet kjo furi dhe kjo do jetë e shprehur me deklarata me politika konkrete vendimmarrje, ndryshime institucionale. Kemi hyrë në një kohe interesante.'

Laçi shikon më tej, reagime të administratës Trump ndaj axhendës së të majtës së re, apo siç i quam presidenti i SHBA-së, axhendës neo-komuniste.

'Ne nuk kemi valencë në politikën botërore. Kemi një president të paparishikueshëm. Të paktën me deklaratën për Panamën, Kanadanë, krijojnë vorbull të zymtë për botën perëndimore. Për dallimet gjinore, tha qartë se do fokusohemi qartë te nëna dhe babai. Duket reagim tepër pozitiv sa i përket presidentit më të fuqishëm në botë. Do kemi një betejë të madhe ideologjike botërore. Me neo-majtizimin, neo-komunizmin, dhe me agjendën e deep state. Kur shprehet me termin deep state, organizata të tilla mund të jenë terroriste. Trump është kthyer pas, me një doktrinë më të fokusuar në kontinentin e vet.'

Galdini thotë se klasa politike shqiptare do përpiqet t’i afrohet SPAK me lobingje.

'Në SHBA po bëhet shaka se doktrina Monroe, është kthyer në DonRoe. E sigurt që klasa politike po rend me vrap drejt Trump. Nuk e di sa reciproke do jetë kjo gjë. Zoti Trump me fjalimin e tij dhe fuqinë e tij ka treguar se është një president negocion fortë. Jo thjesht vjen nga biznesi. Është politikani me përvojë. Bëri të punojnë bashkë të gjithë flukset në Partinë Republikane. Edhe prej përvojës si biznesmen nuk janë njerëz të lehtë për tu parashikuar. Nëse politika e zotit Trump, klasa politike po rend drejt Uashingtonit, pasi me lobingje ndaj tij do lehtësojë situatën nga furia Trump.'

Por shton më tej Galdini, reforma në drejtësi do fuqizohet akoma dhe më shumë në Shqipëri dhe këtë do e ndjejë politika.

'Nëse para zgjedhjeve u mendua se presidenca Trump do dobësojë reformën në drejtësi. Unë them përkundrazi do përforcojë situatën, do bëhet edhe më i fortë dhe më i ashpër më reformën në drejtësi. Një negociator i fortë mendoni se do bjerë në këto nivele. America First, do punojë me atë që ka fuqinë. Ai partneritetin do e përcaktojë te personi në qeverisje. Opozita duhet të bëjë llogaritë më mirë. Mbetet për tu parë edhe qasja ndaj zotit Rama. Do përpiqet të përkul këdo liderë të globit, nuk do ja bëjë fushë me lule kryeministrit Rama. Klasa politike shqiptare do jetë në tundje shkundje, reforma në drejtësi do jetë mjeti kryesor.'

Sa i përket Berishës dhe non gratës, Galdini e sheh Trump edhe si një biznesmen që nuk hyn në pazare për gjëra të vogla.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?