Politikë

OSBE uron Qeverinë 'Rama 3' pas betimit në Presidencë: Gati të vijojmë të mbështesim përpjekjet për realizimin e reformave institucionale

18 Shtator 2021, 10:33| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 10:41

  • Share

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka uruar qeverinë e re 'Rama 3' pas betimit në Presidencë. OSBE shprehet e gatshme për të vijuar të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale, për të çuar përpara angazhimet ekzistuese dhe për të nisur angazhime të reja.

Sipas OSBE, rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re, përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit.

"Prezenca e OSBE-së i shpreh urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës. Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me Mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore. Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë", thuhet në urim.

 

 

 


Lajmi kryesor:

Qeveria 'Rama 3', urojnë ndërkombëtarët, Yuri Kim: Gati të punojmë për të forcuar demokracinë! Soreca: Reformat për integrimin, të jenë pika kryesore në agjendë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?