Betohen 2 deputetët e rinj të Kuvendit, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj

12 Dhjetor 2022, 17:09| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 17:27

  • Share

TIRANË- Zyrtarisht, në Kuvendin e Shqipërisë janë ulur 2 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ato janë Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda.

Nebijaj dhe Doda bënë betimin në seancën e sotme parlamentare.

"Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “ Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj. Z. Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit", thuhet në njoftimin e Kuvendit, në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. 

Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale.

Ora 22:38
FOTO/ Si u prit Ori Nebiaj në Kuvend, s’mungojnë puthje-përqafimet

 

Oriela Nebiaj është pritur shumë mirë në Kuvend. Ajo u betua në Kuvend, e ndërsa deputetët e tjerë të opozitës e kanë përshëndetur ku nuk kanë munguar puthje përqafime.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?