Është betuar sot Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar. Me betimin në Presidencë Binaj merr kështu zyrtarisht detyrën e gjyqtarit në Kushtetuese. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Avokatja e Popullit etj. Marrja zyrtarisht e detyrës nga Binaj u përshëndet edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, të cilët thanë se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020 është brenda mundësive.
Ndërkohë që sot pasdite Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo dhe ditën e nesërme i dërgon listën përfundimtare të renditjes Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Po nesër KED vendos edhe për Zhaklina Peton, e cila u rikthye në garën për Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë votoi në seancën e 17 dhjetorit me 96 vota pro, Altin Binajn si anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë! Me votimin e Binajt, Gjykata Kushtetuese u bë me 5 anëtarë, bashkë me Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Ndërkohë që ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe të diskutojë dhe më pas të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një njoftimi dje KED bëri me dije se do të intervistohen kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Me këtë zhvillim bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda shihet si një arritje shumë e mundshme nëse Presidenti miraton një prej kandidatëve që i shkojnë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kujtojmë se vendimarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh
Kushtetuesja duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.
Altin Binaj dhe Ilir Meta
Betimi i Altin Binaj si anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur edhe nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Soreca shkruan se bërja funksionale Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit, është më se e mundur, ndërsa i bën thirrje KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e 6-të që do të vërë në punë 'Kushtetuesen'. Soreca thekson se funksionaliteti i 'Kushtetueses' është kusht për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE për integrimin.
"Sot Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE", shkruan Soreca.
Këshilli i Emërimeve në mbledhjen e sotme mori në intervistë dy kandidatët për anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, vakancë e Presidentit të Republikës. Në mbledhje merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo janë paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve dhe ditën e nesërme i dërgon listën përfundimtare të renditjes Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese para Presidentit duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e tij. Kim shkruan në twitter se ky është një zhvillim mjaft pozitive dhe se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti është plotësisht e arritshme, falë dhe bashkëpunimit mes Presidencës, KED dhe Parlamentit.
"Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamentit", shkruan Kim.
Shpresoj se ky president kunder popullit dhe vendit te vendose niher ne jeten e vet per te ardhmen.
PërgjigjuPerparim Kalo nje copi idioti do behet gjyqtar...ku perfunoi gjykata kushtetuese....
PërgjigjuOre me vertet kjo Kimi beson qe do ngrihet Gjykata kete vit??? Aq me teper kur tashme kandidati deciziv eshte ne dore te Metes?? Kjo ben sikur skupton apo si...
PërgjigjuSipas presidentit qe eshte dashnor i madh i kushtetutes do 3 kandidate qe te perzgjedhe 1 prej tyre, te shohim a do pranoje qe nga 2 kandidate te dekretoje 1 nga keta te dy ?
PërgjigjuPra Amerika ka vene kusinë/gjymin ne zjarr dhe kur te vloje,le te vloje,te vonoje sa te doje... Jo,jo moj zonja ambasadoreshe e Amerikes Sone. Gjashte antaret e Gj.K. Shqiperise patjeter para 31 Dhjetorit 2020. Ndryshe na thuaj:Mos mbani me shprese o shqiptare dhe lumi le tju marre.
PërgjigjuIk ere pirdhu megjith pyetjen per mbylljen ne oren 20 e 30. Naten e vitit te Ri nuk Bire Nene te pengoj e gjobise babane e nenen qe festoj me vajzen apo djalin dhe e kunderta te pengoj apo te gjobise djalin apo vajzen pse festuan te prinderit dhe shkojne per te fjetur ne shtepite e tyre. Nese shteti do te bej kete veprim,do te atakoj MOREN ME TE MADHE SHQIPTARE DHE DO TE NDJEHET I ZGERLAQUR SHUME ME PERPRA 25 PRILLIT
PërgjigjuSa me shpejt dhe 4 anetaret e tjere qe kjo gjykate te behet funksionale...
Përgjigju9 vjet palle Ariu. Shtet vella jo shaka. Mbase i ke ngjare gjyshit te pakten
PërgjigjuBrilant . Urime .
Përgjigju