Sot është betuar kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj, i cili fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 24 shtatorit. Në ceremoni morën pjesë Drejtuesi Politik për qarkun e Kukësit Pandeli Majko dhe Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi. Halilaj mori 6 mijë vota më shumë se kandidati i Bashkë Fitojmë, duke treguar se PS-ja është forcë e parë në Kukës, edhe pas video-skandalit të Safet Gjicit.
Në përfundim të ceremonisë, Klosi tha se Partia Socialiste po bën përgatitjet për kongresin e 4 nëntorit dhe objekt janë zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës ndërsa garantoi fitoren e PS-së në 2025.
“Kemi shumë kundërshtarë të dobët, do i mundim në 2025”- tha Klosi