Majtas Darian Pavli

Kronikë

Betohet në Gjykatën e Strasburgut gjyqtari shqiptar Darian Pavli

9 Janar 2019, 15:58| Përditesimi: 9 Janar 2019, 15:59

  • Share

Në datë 7 janar Darian Pavli është betuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai u përzgjodh nga Asambleja Parlamentare në Strasburg në datë 9 tetor pas tre refuzimeve. Nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit. Darian Pavli pason në këtë detyrë gjyqtarin Ledi Bianku.

Darian Pavli është jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Komento

Komente

  • artan: 09/01/2019 23:50

    Flitet qe eshte kusheriri i Linda Rames, Sorosian, e coi Rama qe te gjitha cesthjet qe vene nga Shqiperia dhe te tjerat te beje sic thote Rama dhe George Soros. Korrupsioni arriti dhe te Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut.

    Përgjigju
  • sapa: 09/01/2019 18:43

    Hajduteria perhapet neper europe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?