Bexhet Bistri, i moshuari që ruan artin e gurëgdhënies: Nëse ke intuitë dhe punon bukur, ky profesion nuk të lë pa gjë

8 Maj 2022, 20:19| Përditesimi: 8 Maj 2022, 20:40

  • Share

Bexhet Bistri është 78 vjeç, udhëton çdo ditë nga fshati Mashkullorë drejt qytetit të Gjirokastrës. E gjejmë teksa gdhend gurë në një vepër publike.

Për Report TV tregon një copëz të fillimeve të tij si gurgdhendës, punë që e nisi nga nevoja ekonomike për t'u kthyer në një profesionist.

‘Babai më ka vdekur që në 1954 dhe u detyrova mësova këtë zanat dhe më ka lënë 12 vjeç. U detyrova vajta me dhëntë, nga ’54-61. Në ’61 filluan gabinat elektrike dhe filluan dhe kulturat unë vajat direkt usta. Jam në vazhdimësi dhe sot e gjithë ditën që punoj në ndërtim. Kam punuar shumë, shtëpinë e Kadares e kam punuar unë para 10 viteve.’- tha Bistro.

Gjirokastra ka pasur traditë të hershme gdhendjen e gurit që ka gjetur përdorim në ndërtimin e shtëpive, mureve dhe shtrimin e rrugëve. Me kalimin e viteve kjo traditë po zbehet, pasi të rinjtë nuk e preferojnë më këtë zanat.

‘Këtu ndodh një e metë, ndoshta nuk ka anën financiare, se çfarë të shohësh. Ne që jemi vendali nuk na duket Gjirokastra gjë, por ato që vijnë nga jashtë mahniten këtu. Nuk e dashurojnë të rinjtë këtë, dhe kur venë në Greqi atje shtrohen, pse nuk vijnë t’ja jap unë zanatin pa lekë pa gjë. Ky profesion nuk të lë pa gjë, ti siguron të ardhurat. Nëse ke intuitë dhe punon bukur nuk mbetesh pa punë’- u shpreh ai.

Nga 30 gurgdhendës që kanë qenë dikur, sot në Gjirokastër numërohen vetëm 7 të tillë, të gjithë të moshuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?