Këngëtarja Beyonce

VIP & Spektakël

Beyonce bën blerjen më të çuditshme që keni dëgjuar, plot 850 mijë dollarë

22 Maj 2018, 09:28| Përditesimi: 22 Maj 2018, 09:32

  • Share

Jemi mësuar me shpenzimet marramendëse që bëjnë personazhet e njohur botërorë. Duke pasur një pasuri të madhe, ata ia lejojnë vetes të bëjnë edhe të blerje të ndryshme dhe nga më të çmendurat. Diva e muzikës pop Beyonce, ka bërë një blerje të çuditshme.

Nëse mendoni se ka blerë një shtëpi, makinë, apo gjëra të këtij lloji gaboheni. Mbretëresha Bey është tashmë pronarja e një kishe në New Orleans.


(Kisha në New Orleans e blerë nga Beyonce)

Beyonce e ka blerë këtë kishë plot 850 mijë dollarë. Kjo kishë më shumë se 100-vjeçare, nuk vizitohet nga besimtarët që nga viti 1900.

Një ndër arsyet se përse Beyonce e ka zgjedhur pikërisht në New Orleans, është sepse motra e saj Solange jeton pranë saj.

Me siguri tashmë kisha e yllit të muzikës pop do të mirëpresë shumë besimtarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?