Beyonce dhe Jay Z

VIP & Spektakël

Beyonce dhe Jay Z marrin shampanjë me vete në 'Golden Globe'

7 Janar 2020, 18:32| Përditesimi: 7 Janar 2020, 18:37

  • Share

Yjet e botës së Hollywood-it presin mbrëmje speciale për të rënë në sy.

Ky është rasti i çiftit Beyonce dhe Jay Z, të cilët erdhën me vonesë në event dhe dy shoqëruesit e tyre mbanin dy shishe shampanjë me vete.

Përveç veshjes së tyre të mahnitshme, ku këngëtarja shkëlqeu me fustanin e zi me pjesë ngjyrë ari e Jay Z me smoking të zi, u duk e çuditshme kur ata u shfaqën me shampanjë me vete.

Të pranishmëve, të veshur dhe përgatitur për një natë gala, iu është servirur nëpër tavolina shampanjë “Moët & Chandon”.

Jay Z zotëron ‘Ace of Spades’. Nuk mund të shfaqet në televizion me një shishe ‘Moët’ përpara”, shkruajti ndjekësi.

Në vitin 2014, Jay Z bleu brandin e shampanjës të quajtur “Ace of Spades” dhe në mbrëmjen gala treguan fuqinë e tyre.

"Ace of Spades"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?