Legjenda e muzikës, Beyonce, ka ‘kërcënuar’ me padi fushatën presidenciale të Donald Trump, pasi kandidati republikan postoi një video me këngën e artistes “Freedom”- pa lejen e saj.
Sipas Rolling Stone, Beyonce nuk dha pëlqimin e saj që këngën, e cila është bërë e njohur gjerësisht si kënga jozyrtare e fushatës së rivales politike Kamala Harris, të përdoret nga fushata e Trump.
Sipas People thuhet se ka këngëtarja dhe kompania e saj diskografike do të marrin masa që kënga të hiqet nga videoja.
Kjo nuk është hera e parë që Trump është ndaluar nga një artist për përdorimin e këngës në ngjarjet e fushatës. Pak kohë më parë edhe Celine Dion tha se Trump kishte përdorur paautorizim këngën hit My Heart Ëill Go On, gjatë një mitingu në Montana.