Muaj mjalti në Venecia. Romantik dhe magjepsës si ai i të gjithëve. Ekstravagant dhe i pafund si ai i pak kujt. Pa dyshim, për këdo, i paharrueshëm. E tillë është edhe për çiftin e ri të artë të thashethemeve globale. Dreka e parë zyrtare si burrë e grua? Asnjë arratisje romantike në ndonjë ishull të lagunës. Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, si aktorë të përsosur, takojnë rreth pesëdhjetë mysafirë në Harry's Bar, monument kombëtar për ata që duan të shihen. Ndër ta, për të kuptuar nivelin, Orlando Bloom, Tom Brady, Sydney Sweeney, ikona e R&B Raymond Usher me bashkëshorten Jennifer Goicoechea dhe stilisti Tommy Hilfiger.
I pret Arrigo Cipriani, 93 vjeç: një zhytje në historinë e lokalit që prej pothuajse një shekulli pret jet set-in botëror. Në pjata: oriz me bizele, tagliolini me midhje dhe angjinare nga Torcello. Tema e ditës: askujt nuk i ka shpëtuar fakti që nusja tashmë prezantohet si Lauren Bezos Sanchez. Ndryshimi i mbiemrit në rrjete sociale ishte i menjëhershëm, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje në ishullin San Giorgio po vazhdonte festa e dasmës, e zyrtarizuar disa javë më parë në SHBA. Në pritje të njohjes së kontratës paramartesore, një çështje biznesi që ndiqet jo vetëm nga Wall Street, zonja Amazon ka postuar menjëherë në Instagram fotografinë më të rëndësishme: për të treguar jo vetëm si duhet ta quajnë të tjerët nga tani e tutje, por mbi të gjitha, si duhet ta konsiderojnë nga pikëpamja ekonomike.
Foto të tjera në kopertinën dhe edicionin digjital të Vogue. Tre veshje për mbrëmjen e “po-së”. Për shkëmbimin e unazave, ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë të frymëzuar nga ai i Sophia Loren në “Një burrë për Cinzia”. “Një copëz poezie — e përshkroi nusja — faleminderit Dolce&Gabbana për magjinë që krijuat”. Për darkën, gjithë vëmendja u përqendrua tek një fustan i Oscar de la Renta, frymëzuar nga ai i Gilda-s, i veshur dikur nga Rita Hayworth. E njëjta shtëpi mode i ka krijuar edhe modelin e flokëve për festën e vallëzimit, të zbukuruar me një zinxhir të gjatë 600 metra dhe me 175 mijë kristale. “Je një mrekulli”, i pëshpërit disa herë dhëndri. Në dorën e saj, unaza e re me diamant 40 karatësh, vathët me katër gurë të prerë nga një gur i vetëm dhe byzylyku prej perlash me inicialet e reja LB. “Jemi në një përrallë — përsërit çifti — për ne është një fillim i ri i shkruar brenda një ëndrre të quajtur Venecia”.
Nga një biznesmen i rezervuar, në Venecia Bezos zgjedh të ngjitet me ashensorin e shhaqjes: puthje të përsëritura para kamerave, për të shumëfishuar popullaritetin. Por miqve u rrëfen “hidhërimin dhe irritimin” për “kritikat e pakuptimta” që shpërthyen në qytet dhe u pasqyruan nga mediat amerikane. Ne e duam Venecian — thotë — dhe do të kontribuojmë në ruajtjen e saj: disa sulme janë adresuar gabim”. Pa përplasje, në publik vetëm buzëqeshje. Themeluesi i Amazon-it, sipas të afërmve, ka ndier megjithatë një atmosferë ndryshe nga ajo më e favorshme që ndjen në Amerikë. Ndalimi i dy jahteve të tij, dëbimi i vallëzimit të fundit nga Madonna della Misericordia, protestat dhe gjendja si në rrethim, në të cilën u detyrua të qëndrojë së bashku me të ftuarit e tij, e kanë tronditur.
Hijet politike mënjanë: relaks, shopping dhe vizita kulturore për të gjithë. Pas Bill Gates dhe të dashurës së tij Paula Hurd, Ivanka Trump dhe Francois-Henry Pinault, edhe presidenti i Stellantis, John Elkann, vizitoi me bashkëshorten dhe fëmijët ekspozitën në Akademi ku paraqitet Njeriu Vitruvian i Leonardos. Në mbrëmje, mes masave të sigurisë si për një samit të të Mëdhenjve, epilogu në Arsenale, zgjedhur për garancitë që ofron në aspektin e mbrojtjes. Për të mbrojtur emrat më të njohur të financës dhe jet set-it global, qindra agjentë, qen që nuhatnin bomba dhe zhytës. Askush, përfshirë edhe lundërtarët privatë, nuk mund të afrohej pranë fortesës pas Bienales, në lagjen e rrethuar Castello.
Spektakli i fundit nën Tese, magazinat ku Republika e Venedikut ruante anijet, armët dhe litarët e flotës së saj. Këtu u mbajt banketi, balloja me maska me kostume të stilit të shekullit XVIII dhe skenografitë e frymëzuara nga "The Great Gatsby", si dhe koncerti surprizë i paralajmëruar. Për një mbyllje diplomatike, pas dy buffet-eve me pjata siciliane dhe kampane, iu bë homazh edhe kuzhinës tradicionale veneciane dhe asaj rajonale: antipasta deti të ftohta dhe të ngrohta, bigoli me salcë dhe kallamarë në salcë, sepje të ziera dhe tiramisu nga Treviso. Mbetet mister koncerti i premtuar i Lady Gaga dhe Elton John. Diçka, në organizim, në minutat e fundit nuk funksionoi. Tekat e yjeve? Në Venecia, edhe të pasurit ndonjëherë qajnë./La Repubblica
Komente

"Dasma e Bezos" dhe perse Bezo zgjodhi skenen e "Romeo & Juliet" te Shakespeare per shpuren dhe te ftuarit te karakterizuar si " keta jane njerezit me te fuqishem ne bote".. Sigurisht do te pergjigjesha nqs do te me ftonin ne nje dialog dhe jo ne monolog, ku asnje nuk te nderpret per te te pyetur dhe ti te mundesh te shfrytezosh te gjithe arsenalin tend te dijes dhe kultures. Bezo deshironte, qe ne menyre shume alegorike te perkufizonte " porcionin" e helmit per njerezit me te " pasur" ne bote. Puthjet me gruan e tij, paksa flegmatike, i nenshtroheshin personazheve dhe aktoreve te politikes, ekonomise, teknologjise, artit, medias etj per " porcionet" e tyre te fitimit te pushtetit: " Because you know the money is power" ( Sepse ju e dini qe paraja eshte pushtet dhe ne jemi njerezit me te pushtetshem). Dhe Bezo fillon te renditi pak e nga pak masen e "porcionit te Romeos" Me para une mund te blej te gjithe Space agency, por nuk mund te blej inteligjencen e atyre qe e zhvillojne dhe porcioni rritet sepse Bezo humbi pushtet. Me para une mund te blej gjithe artin, kulturen librarite, por nuk mund te blej talentin, dhe perseri porcioni i Bezos rritet sepse nuk e gezon kete pushtet. Me para une mund te blej historine e nje vendi, por ti nuk mund te blesh heroin sepse nuk i ke virtytet qe e karakterizojne dhe perseri porcioni i helmit rritet. Me para ti mund te blesh nje komb cdo vend qe deshiron ose gjithe Boten por ti pa njerezit qe perbejne boten nuk mund te jetosh sepse jane ata qe te bejne te pushtetshem dhe porcioni i Bezos perseri rritet .. Cfare dua te them per dasmen e Bezos,qe ne njefare menyre kete kategori njerezish e karekterizon nje lloj " porcioni perversiteti" ku mbivleresimi per veten dhe fondit te konsiderueshem financiar i jep pushtetin vetem per te blere, por jo per ta ndjere veten te tille te pushtetshem per ti realizuar te gjitha ato vlera dhe cilesi " qe Perendia ti dhuroi kur linde....??!" Mosmirenjohja eshte nje lloj hipokrizie qe " njerezit me te fuqishem ne bote e kane cilesi oaresore" dhe e dini perse?? Sepse per ta eshte nje ndjenje inferioriteti dhe perulesie ndaj dikujt qe vetem " porcionin e helmit" te "Romeo and Juliet" nuk e ka...!!
Përgjigju