Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka kërkuar në Kolegj Zgjedhor që të rrëzohet kërkesa e koalicionit Bashkë Fitojmë për të vendosur në fletën e votimit emrin e Sali Berishës dhe jo të Ilir Metës. Sefa tha se Kodi zgjedhor e përcakton qartë se në fletën e votimit duhet të vendoset emri i Ilir Metës, pasi ai është udhëheqësi zgjedhor.
"Kjo padi duhet rrëzuar për mungesë legjitimi të palës për sa kohë pala s’ka ankimuar vendimin e KQZ. Është futur si palë e interesuar për ankim të paraqitur nga PD. S’mund të vijë të kërkojë ndryshimin e një vendimi që nuk e ka ankimuar. Është detyrim ligjor, përsa kohë që është detyrim, patjetër që do jetë e pasqyruar.
Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionit. Emri që duhet të pasqyrohet është emri i udhëheqësi të koalicionit. Prandaj emri i Metës duhet të jetë në fletën e votimit. "Të gjitha të drejtat e detyrimet i takojnë partisë udhëheqëse" thuhet në kodi zgjedhor.
Është shteruar ky argument me vendim të KAS dhe me vendim të kolegjit zgjedhor në 2021. Fakt tjetër është që s’mund të ketë disa subjekte zgjedhore të pasqyrohen në mënyrë të pabarabartë në fletën e votimit. S’mund të kemi në fletët e votimit palë të pabarabarta mes subjekteve në fletët e votimit me informacione të barabarta e në këtë të drejtim KAS vendosi drejtë për të rrëzuar vendimin e komisionerit për mos vendosje emri. Kjo padi duhet të rrëzohet se pala e interesuar s’mund të kërkojë ndryshimin e një vendimi kur se ka ankimuar, i kanë kaluar të gjitha afatet ligjore", tha ai.
Lajmi kryesor:
Kolegji Zgjedhor vendos, emri i Sali Berishës s’do të jetë në fletën e votimit, por ai i Metës! Edhe logo e PD do jetë në fletë, koalicioni opozitar s’e donte
SI.E.//ReportTv.al