‘BF’ kërkon të heqë emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit, përfaqësuesi ligjor në Kolegj: Tre drejtuesit e koalicionit duan emrin e Berishës! PD: Të mos administrohet kërkesa

21 Prill 2023, 18:56| Përditesimi: 21 Prill 2023, 19:18

  • Share

 

Kolegji Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkojnë që të hiqet emri i Ilir Metës nga fleta e votimit dhe të vendoset ai i Sali Berishës. Përfaqësuesi Ligjor, Altin Kaziaj dorëzoi një kërkesë në Kolegj dhe tha se të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit.

“Është një shkresë e nënshkruar nga tre kryetarët e subjekteve, duke vënë një dakordësi me caktimin e drejtuesit të koalicionit, në emrin përbri, që është deputeti Sali Berisha. Të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit. Të merret parasysh nga ky kolegj duke e administruar si provë dhe pastaj e bëjmë edhe publike”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa kërkoi që kjo kërkesë të mos administrohet.

Paditësi s’ka bërë ankim ndaj vendimit të KQZ. Ai që ka vënë në lëvizje, ai që është ankuar kundër vendimit të KQZ, është PD. Nuk ka pasur ankime ndaj vendimit të KQZ. Subjekti s’ka dashur në atë moment pasqyrimit e asnjë emri. I ka lënë një orë afat për të sjellë një emri prej tre anëtareve. Ky proces s’mund të vijë me kërkesa të tilla që cenojnë vendimin e KQZ dhe KAS. Kërkoj të mos administrohet si provë, ishte data 16 mars e regjistrimit të koalicionit, ishte edhe mundësia e fundit në datë 17 dhe kjo e drejtë nuk është shfrytëzuar në asnjë moment, nuk u paraqit as në KAS.


Lajmi kryesor:

Kolegji Zgjedhor vendos, emri i Sali Berishës s’do të jetë në fletën e votimit, por ai i Metës! Edhe logo e PD do jetë në fletë, koalicioni opozitar s’e donte


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?