Bota

Biarritz/Burra e gra për supremaci. ‘Luftë e Ftohtë’ gjatë shëtitjeve nëpër Francë (FOTO)

26 Gusht 2019, 14:13| Përditesimi: 26 Gusht 2019, 14:33

  • Share

Ndërsa liderët botërore janë duke ‘luftuar’ përmes diskutimeve mbi tema të nxehta që shqetësojnë sot globin, bashkëshortet e tyre po kalojnë ditë relaksuese duke shëtitur në Francë.

Por pas buzëqeshjeve të qartësuara para objektivëve të kamerave dhe aparateve fotografikë, në ajër ndihet dhe ‘Lufta e Ftohtë’ gjatë ‘paradave’ të tyre para mediave.

Zonja e Parë Melania Trump, bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron dhe Jenny Morrison bashkëshortja e kryeministrit Australian Scott Morrison, ishin në Sangria në një fshat afër Biarritz, vendit ku po mbahet samiti G7.

Madame Macron pasi paralajmëroi mikeshat “Mos pini shumë” u mburr duke thënë se “Sangria ishte shumë e bukur dhe vendi ideal për të konsumuar një gotë verë”

Përpara se të ndalonin në kishën Saint Etienne,  ‘zonjat e para’ vizituan një dyqan tekstilesh, një dyqan buke dhe një dyqan këpucësh, përpara se të ndalonin për drekë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?