Nënkryetari i KQZ aktuale, Denar Biba tha se përmes teknologjisë biometrike do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe ajo do të bëhet me shenjat e gishtit pasi është i vetmi sistem që shteti shqiptarë ka në databazet e tij. Biba beson se kjo do të jetë e mundur të realizohen në zgjedhjet e ardhshme, dhe se largon mundësinë e votimit dy herë, pasi emri i zgjedhësit do të jetë vetëm në një pajisje ku ka zonën për të votuar.
"Koncepti biometrik nënkupton që shkojë nga retina e syrit, elementet e fytyrës dhe gjurmët e gishtit. Më i liri është ai me gjurmë gishti dhe i vetmi i mundshëm në Shqipëri pasi i vetmi databaze që disponon shteti është përmes tyre nga ID dhe pasaportat. Ne nuk kemi ende të dhënat për retinë dhe elementet e fytyrës. Nëse kjo do të realizohet dhe besoj se do të ndodh, do të ketë një pajisje dhe me vendosjen e gishtit dhe do të identifikohet dhe do të jetë e pamundur të votohet dy herë. Kjo pasi emri do të jetë vetëm në një pajisje dhe nuk voton dot në një vend tjetër", tha Biba.
Lajmi kryesor:
Denar Biba: Propozimi i PD, i njëjtë me atë që u arrit në marrëveshje, një KQZ politike! Vota e emigrantëve nuk ndodh
//ReportTv.al