Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një intervistë për Report Tv, teksa ka folur për procesin e votimeve të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, të cilat i ka quajtur demokratike, ka folur edhe për të shkuarën, e të larguarit e partisë.
Lidhur me kreun e FRD-së Bamir Topi ai tha se ka qenë gabim fatal nga ana e tij, ftesa për të.
"S'jam pishman për asgjë që kam bërë në PD. S'pendohem për asgjë që kam bërë. Ka qenë gabim fatal ftesa për Topin, s'meritonte asgjë që ka marrë nga PD. E kam konsideruar gjithmonë pjesë të PD veten. Asnjëherë nuk kam bashkëpunuar dhe as nuk bashkëpunoj përveçse me PD", tha ai.
Kurse për të larguarit e tjerë të cilët kanë krijuar partitë e tyre, si Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi, tha se sipas tij kanë krijuar fraksione dhe se i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
"PD shkon si parti demokratike në zgjedhje. Ju përmendët ca minifraksione të PD s'janë as fraksione. Unë kam kërkuar që në PD të legalizohen fraksionet, por duhet të kishte njëfarë përqindje. Personat që ju përmendët mund të bëhen pjesë e koalicionit opozita. Këta që përmendët nuk janë të votuar, janë në pozicione tradicionalisht të djathta. Këta i shërbyen Ramës për të ndryshuar kushtetutën, një dëm që i kanë bërë Shqipërisë, ndërsa atje janë me logon e PD, Secili prej tyre mund të bëhet pjesë", shtoi ai.
Sa i përket skualifikimit nga lista për kandidatë për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të Astrit Veliajt dhe Klevis Balliut, Biberaj tha se procesi ka qenë i drejtë. "Më vjen keq për kolegët por procesi ishte i drejtë", tha ai.
Me sulmet që i janë bërë PD nga të larguarit, Beberaj thotë se nuk është pajtuar asnjëherë. Ndërkaq theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndërhyn në vendimarrjen e PD.
"Mëkatet e një pushteti mbarojnë në ditën që del në opozitë. PD ka një lidership të ri. Basha është një lider i ri që ka mentalitet perëndimor, se ka studiuar atje. Lidershipi është dhe cikël. Nuk pajtohem me sulmet që i bëhen PD nga ish kolegë për të cilët mund të kemi një vlerësim. Problemi është qeverisja e sotme, sepse është më e korruptuara.
Për cikël e kam fjalën për lidershipin. Berisha nuk është më në lidership. Zoti Basha është kru i PD dhe ka mandat të plotë. De juro dhe de fakto. Unë e njoh shumë mirë PD dhe Berishën e Bashën. Berisha nuk ndërhyn në asnjë vendim të Bashës, nëse ka një konsulenc është krejt e pranueshme. Berisha e vlerëson dhe gjykon vetë se cila do të jetë e ardhmja në PD, por s'ka vendimarrje", tha mes të tjerash ai.
Per Klevis krricin e Faros mos te vije keq fare se eshte gezuar gjithe Tirana se s'do ja shohim ate surrat shpifur me ne parlament. I shkofte prapa Nafije dybekut te leshitlikes
PërgjigjuO Bibero me biberon me mire heshtje se fole, fillove zakonin e lepirjes per nje mandat deputeti, ti je nje me Balliun nuk te fute kush ne liste
PërgjigjuLegen bur,pa dinjitet.Po ti nuk ike nga PD?E pe qe nuk vleje atje ku vajte dhe u ktheve prap ku ishe si qen i rahur
Përgjigju