TIRANË- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisëm Muzeu Kombëtar dhe TKOB kanë njoftuar në faqen e tyre zyrtare se do të qëndrojnë të mbyllur përkohësisht, pasi kanë pësuar dëmtime si pasojë e protestës së djeshme.
Në lajmërimin e bërë është thënë se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.
Në ditën e dytë të protestës, mbrëmjen e djeshme janë shkaktuar një sërë shkatërrimesh në të gjithë Tiranën. Protestuesit kanë dëmtuar objekte të përbashkëta publike si stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor dhe semaforët e qytetit. Një grup protestuesish u ngjitën në pemën e Krishtlindjeve duke tentuar ta rrezojnë.
Përveç objekteve ata kanë dëmtuar edhe ndërtesa institucionale si Ministria e Brendshme.
Ata kanë qenë të pamëshirshëm edhe kundrejt ndërtesave me vlerë që ka kryeqyteti i Muzeun Historik Kombëtar, muzeun Bunk'Art dhe Bibliotekën Kombëtare.
Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të mbyllen përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar, teksa më herë është bërë i ftuar mbyllja edhe e Bibliotekës Kombëtare.
"Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës "Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë", për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin", shkruhet në njoftimin zyrtar.
Barbarë!.. Majmunë..!..po çfarë jeni, bijtë ë Shkaut Serb?!.. të shitur tek tradhtarët e armiqtë ë Kombit, Gjuhës e Kulturës Shqipe!
PërgjigjuPo me Muzeun Kombëtar dhe Bibliotekën çpatën? :(
PërgjigjuBibloteka pse sulmohet dhe shkaterohetlibra ka brenda vetem ne qoftese ju duket si seli partie.Por kur neper protesta dalin dhe derra nuk e di kujt tia ve fajin derrave apo atyre qe lejone derrat te ngatarrohen me njerzit neper protesa
Përgjigju