Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Dallëndyshe Bici deklaroi sot se, janë 250 mijë dosje legalizimi që kanë marrë vendim, teksa mbeten ende 237 mijë dosje për t’u përfunduar.
Në fjalën e saj gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama Bici u shpreh se, “vendimi i Këshillit të ministrave përcakton qartë procedurën e bashkërendimit, bashkëpunimit të procesit të punës midis ASHK-së dhe 61 bashkive të vendit me qëllim përfundimin e procesit të legalizimit në të gjithë territorin e vendit”.
Nismën ky proces e ka në vitin 2006. Një proces i tejzgjatur në vite, i cili pati një frymëmarrje pas vitit 2013. Shifrat janë të sakta dhe të qarta. Deri në vitin 2013 kemi vetëm 20 mijë dosje me vendime përfundimtare. Në momentin që po flasim kemi 250 mijë dosje të cilët kanë një vendimmarrje përfundimtare. Megjithatë ngelet akoma punë për të bërë janë 237 mijë dosje të cilat presin të shqyrtohen dhe të kenë një vendim përfundimtar.
Ligji ka parashikuar si afatin përfundimtar për mbylljen e këtij procesi vitin 20208, por tashmë me bashkëpunimin tuaj të gjithë bashkive, ASHK angazhohet që t’i japim një hov dhe një ritëm më të shpejtë sidomos në zonat e banimit dhe në zonat ku ju i keni zona prioritare.
Ky është një fillim i mbarë dhe që do japë frytet e veta në interes të qytetarëve me qëllim mbylljen njëherë e mirë të procesit të legalizimit”, tha Bici.
Lajmi kryesor:
Rama: Sulm i organizuar për goditjen e turizmit, Vlora e Saranda rritje absurde çmimesh! Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimit, prioritet banesat
SI.E.//ReportTv.al