Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për "papërgjegjësi" dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se kishte hasur "pengesa nga udhëheqja politike". Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme për sigurinë e SHBA kanë pësuar "dëme të mëdha" nën Donald Trump.
"Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë."
Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën e SHBA dhe theksoi se kundërshtarët e SHBA mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.
Pas vërejtjeve të Biden, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller tha se zyrtarët kishin "punuar me profesionalizmin më të madh për të mbështetur tranzicionin ".
"Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5,000 faqe dokumente - shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Biden," tha ai.
Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.
Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial.
Pasi Trump më në fund pranoi të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Biden vlerësoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj në këtë proces . Por toni i tij ndryshoi dukshëm të hënën.
edhe kafsha e kupton qe do ndikohet ja dhuroi ambasada ilirit
Përgjigju