Biden dhe Harris zgjidhen personazhet e vitit të Revistës Time

11 Dhjetor 2020, 09:43| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 13:34

  • Share

Presidenti i Zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si personazhet e vitit 2020 nga Revista Time.

" Skuadra Biden-Harris prezanton një biletë historike”, deklaroi një postim në twitter revista.

Dyshja demokrate mundi tre finalistët e tjerë: punonjësit e shëndetit  në vijën e parë të luftës me Covid-19 dhe Anthony Fauci-n, lëvizjen për barazi racore dhe Presidentin Trump i cili humbi betejën elektorale për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.

Time ka zgjedhur personazhin me më shumë influencë që nga viti 1927.

" Për faktin se ndryshuan historinë amerikane, për faktin se empatia është më e madhe përçarja dhe urrejtja, për faktin se ata ka ndarë me ne një vizion për të shëruar botën, Joe Biden  dhe Kamala Harris janë personazhi i vitit i revistës TIME për 2020,"  shkruajti editori  i Time Edward Felsenthal.

Biden dhe Harris, ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë fakt.  Në vitin 2016 edhe presidenti në largim Donald Trump ës htë vlerësuar me të njëjtin çmim.

Time zgjedh çdo vit një person, grup ose ide e cila për mirë ose për keq ka patur impaktin më të madh 12 muajt e fundit.

Në 2019, u shtuan edhe kategori të tjera si Biznesmeni i Vitit, Atleti i Vitit, Mbrojtësi i vitit dhe i famshmi i vitit.

Fituesit e këtij viti janë:

Dr Anthony Fauci, anëtar kryesor i Task Forcës kundër Coronavirus

"Në vijën e frontit kundër Covide-19, punonjësit e kujdesit shëndetësor në botë shfaqën më të mirën e njerëzimit - vetëmohimin, dhembshurinë, qëndrueshmërinë, guximin - ndërsa mbronin sa më shumë  jetë që mundnin," shkroi Time

Porche Bennett-Bey, Assa Traoré dhe organizatorët e lëvizjes për barazi racore

"Kur George Floyd u vra në Minneapolis në maj, ishte prova se  personat me ngjyrë ende nuk trajtohen si të barabartë në Amerikë, “tha Time

Biznesmeni i Vitit:

Themeluesi dhe CEO i Zoom Eric S. Yuan. "Zoom ... u bë një litar shpëtimi për komunitetin në një moment izolimi akut," deklaroi Time

Atlet i Vitit:

 U shpall LeBron James, ylli i basketbollit në SHBA

Argëtuesi i Vitit:

Grupi pop i Koresë së Jugut BTS

Vitin e kaluar, personi i vitit i Time ishte Greta Thunberg, nxënëse suedeze që frymëzoi lëvizjen globale për të luftuar ndryshimin e klimës. Thunberg, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, ishte personi më i ri që kishte fituar nominimin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?