Pete Buttigieg

Biden emëron Pete Buttigieg, ish-rivalin e tij si sekretar Transporti

16 Dhjetor 2020, 11:30| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 11:32

  • Share

Ishte një nga kandidatët më të fortë të Biden, në fushatën demokrate për t’u zgjedhur si kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, prandaj Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka zgjedhur ta mbajë atë pranë. Mbrëmjen e djeshme Biden emëroi ish-kandidatin demokrat për president, Pete Buttigieg, si sekretar të Transportit.

Buttigieg është ish-rivali i parë i Bidenit që emërohet në një post të lartë në kabinet dhe është sekretari i parë që deklarohet hapur se është homoseksual.

Buttigieg, 38 vjeç, është veteran i Marinës amerikane, që ka shërbyer si oficer rezervist i inteligjencës në Afganistan, në vitin 2014.

Emërimi i tij për sekretar të Transportit u vlerësua nga grupet për të drejtat e homoseksualëve.

Fushata e të Drejtave të Njeriut tha se Buttigieg “ka qenë i hapur dhe i sinqertë” për identitetin e tij dhe se i ka dhënë zë komunitetit.

Komento

Komente

  • LORA: 16/12/2020 12:52

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?