Bota

Biden filmohet 'duke fjetur' në takimin me kryeministrin e Izraelit, video bëhet virale

29 Gusht 2021, 12:11| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 12:17

  • Share

SHBA dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë, tha Biden.

"Ishte një nder të mirëpres kryeministrin izraelit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë. Ne forcuam partneritetin e qëndrueshëm midis dy kombeve tona dhe nënvizuam angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit," tha Biden në një postim në Twitter.

Po takimi i tyre u bë viral për një arsye qesharake. Në një video që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale, Biden shihet i ulur me sy të mbyllur dhe kështu, duket sikur po fle për disa minuta ndërsa, Bennett flet me të.

Ndërsa disa po kritikojnë Presidentin për gjumë, të tjerët po e mbrojnë duke thënë se ai po dëgjonte me vëmendje dhe kishte mbyllur sytë për t'u përqëndruar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?