Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

Bota

Biseda telefonike e Biden me Netanyahun, presidenti amerikan i kërkoi të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza

23 Gusht 2024, 21:12| Përditesimi: 23 Gusht 2024, 21:21

  • Share

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë bisedës së tyre telefonike që zhvilluan dje (22 gusht) që të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza, gjatë zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes që duhet të çojë në lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza.

Sipas La Repubblica, 3 zyrtarë izraelitë thanë se Netanyahu e pranoi pjesërisht kërkesën e Biden. Sipas zyrtarëve izraelitë, Biden i kërkoi kryeministrit që forcat izraelite të tërhiqen nga një brez 1-2 kilometra përgjatë kufirit Egjipt-Gaza.

Biden ia bëri të qartë Netanyahut se pranimi i kësaj kërkese mund të ndihmojë në avancimin e negociatave drejt një marrëveshjeje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?