Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar për bashkëpunim me aleatët në një epokë vendimtare për botën. Por premtimet e Biden vijnë në një kohë kur tensionet janë rritur dukshëm pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe tensioneve me Francën në lidhje me marrëveshjen për nëndetëse me Australinë.
"Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më pare. Ne jemi përsëri pjesë aktive në forume ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, për të përqendruar vëmendjen dhe për të nxitur veprimin global në sfidat e përbashkëta," i tha ai të martën Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.
Biden u shpreh se është e nevojshme shtimi i bashkëpunimit global për zgjidhjen e problemeve më të mëdha me të cilët përballet bota, duke tjeksuar edhe njëherë se ai qëndronte para të gjithëve pas 20 vitesh, jo më si një vend i përfshirë në luftë.
Ndërkohë që deklaroi edhe njëherë se thelbësor për mposhtjen e pandemisë mbetet vaksinimi.
"Sot shumë nga shqetësimet tona më të mëdha nuk mund të zgjidhen apo edhe të adresohen përmes forcës së armëve. Bombat dhe plumbat nuk mund të na mbrojnë kundër Covid-19 ose varianteve të reja. Për të luftuar këtë pandemi, ne kemi nevojë për një bashkëpunim të shkencës dhe vullnet politik, " tha Biden.
Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë vigjilente kundër terrorizmit global
"Ne gjithashtu duhet të qëndrojmë vigjilentë ndaj kërcënimit të terrorit, për të gjithë kombet tona, qofshin ato nga rajone të largëta të botës ose në oborrin tonë," tha Biden.
Biden gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara do të investojnë 10 miliardë dollarë në përpjekjen për ti dhënë fund urisë dhe investuar në sistemet ushqimore brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë sa i përket ndryshimeve klimaterike ai deklaroi se SHBA do të investojnë 100 miliardë dollar, për të investuar në teknologjitë që nuk dëmtojnë natyrën. Ai u bëri thirrje kombeve të "sjellin në tryezë planet e tyre më të mira të mundshme", në samitin për klimën në Skoci.
Lajmi kryesor: