Biden në Berlin/ Takim me liderët e Europës për situatën e luftës në Ukrainë

18 Tetor, 11:15| Përditesimi: 18 Tetor, 16:10

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të mbajë takime sot në Berlin me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, vetëm pak pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u paraqiti liderëve të BE-së dhe zyrtarëve të NATO-s ‘Planin e Fitores’, plan i hartuar me disa pika ku thuhet se do t’i japë fund luftës me Rusinë.

“Është përgjegjësi e Gjermanisë të parandalojë që lufta midis Rusisë dhe Ukrainës të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, tha kancelari gjerman Olaf Scholz përpara se të takohej me Joe Biden, Emmanuel Macron dhe Keir Starmer.

Ndër çështjet themelore të takimit është edhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO, pavarësisht faktit se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Ndërkohë Scholz përsëriti edhe një herë 'jo-në' për dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Kiev, si raketat Taurus.

"Unë nuk e konsideroj këtë një furnizim të përshtatshëm dhe kështu do të mbetet," tha ai, duke hedhur poshtë një nga pikat e Planit të Fitores të paraqitur nga Volodymir Zelensky për t'i dhënë fund luftës deri në vitin e ardhshëm.

Ora 15:09
Biden në Berlin/ Kancelari gjerman: Falë jush, Putini ka dështuar

Foto: Joe Biden dhe Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden tha se Putini ka dështuar falë qeverisë së Biden.

“Falë lidershipit tuaj Putini ka dështuar”, ka thënë Scholz.

Ndërkohë Biden ka deklaruar se duhet të vazhdojnë të mbështesim Ukrainën

"Po vjen një dimër i vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë derisa Ukraina të fitojë dhe të arrihet një paqe", tha Joe Biden, nga Berlini, ku u prit nga presidenti Frank-Ëalter Steinmeier.

Përsa i përket luftës në Lindjen e Mesme Biden u shpreh se me vdekjen e liderit të Hamasit Sinwa, i cili ishte përgjegjës për sulmin e tmerrshëm terrorist, tani po krijohet mundësia konkrete për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit.

"Vdekja e liderit të Hamasit përfaqëson një moment drejtësie. Ai kishte në duart e tij gjakun e amerikanëve, izraelitëve, palestinezëve në Gjermani dhe shumë të tjerëve. I thashë kryeministrit të Izraelit dje: Le ta bëjmë edhe këtë moment një mundësi. për të kërkuar një rrugë drejt paqes, një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin, mezi pres të diskutoj për Iranin" tha Biden.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Putin: 18/10/2024 16:09

    Ka deshtuar Putin apo keta legenat qe mashtrojne kot ? Ju ishit ata qe thonit se Rusia do te shkaterrohet per 1 muaj etj etj por prb eshte qe atje do behet si te doje Putin dhe jo si te doni ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?