Joe Biden ka nisur turin në Europë, ku zhvilloi takimin e parë si president i SHBA-së me Papa Françeskun në Vatikan. 90 minuta zgjati takimi mes tyre, ndërsa mësohet se Biden ka falënderuar Papën për ndihmën që jep për të varfrit në të gjithë botën. Presidenti amerikan e quajti Papën si "luftëtari më i rëndësishëm për paqen që ka takuar ndonjëherë". Fokus në bisedimet e Papës dhe Biden ka qenë edhe kriza klimatike, por dhe pandemia.
Biden kishte një dhuratë të veçantë për Papa Françeskun, një monedhë ku në anën e pasme të saj ishte shenja e njësisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Delaware, njësia në të cilën shërbente djali i ndjerë i Presidentit, Beau Biden. Në këtë takim nuk munguan as batutat, ku Biden 'paralajmëroi' Papën se nëse nuk do e kishte me vetë monedhën në takimin e radhës do t'i duhet të paguajë pijet.
Nuk mund të mungonte edhe një dhuratë nga ana Papës për presidentin, e cila ishte një pllakë qeramike që mbante shkrimet e tij të fundit mbi mësimet katolike.
Biden ishte i shoqëruar nga zonja e parë, Jill Biden, ndërsa në takim morën pjesë edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës shefja e Kabinetit e Shtëpisë së Bardhë Jen O’Malley Dillon.
Pas vizitës me Papën, presidenti amerikan është takuar edhe me presidentin, Sergio Mattarella ku është theksuar marrëdhënia e fuqishme mes dy palëshe. Ndalesa tjetër e Biden ka qenë takimi me kryeministrin italian Mario Draghi, ku e falënderoi atë për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm të G20-ës.
Tensionet mes Australisë dhe Francës pas prishjes së marrëveshjes së nëndetësës, ka qenë fokusi i diskutimit në takimin mes Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Sipas Biden, SHBA nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë aspekt, por u tregua e 'ngathët'. Kjo deklaratë e Biden u mor edhe si një sinjal për të përmirësuar marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA, që pas krizës diplomatike që kaluan dy vendet një muaj më parë, për shkak të miqësisë SHBA-Australi nga marrëveshja e quajtur AUKUS që do të shërbejë kundër Kinës.
Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në ambasadën e Vatikanit të Francës në Romë, Villa Bonaparte. Dy liderët ndanë fjalë të ngrohta mes njëri-tjetrit, ku Macron tha se e rëndësishme është që të shihet nga e ardhmja.
“Ajo që me të vërtetë ka rëndësi tani është se çfarë do të bëjmë së bashku në javët e ardhshme, muajt e ardhshëm, vitet e ardhshme”, tha Macron.
Por duket se Macron nuk i qëndroi për shumë gjatë kësaj deklarate. Pas takimit, presidenti francez deklaroi se besimi i Francës duhet të fitohet.
"Besimi është si dashuria, ai duhet të fitohet", tha Macron.
Pavarësisht krizës, gjatë takimit Biden ka thënë se Franca është një alet i vjetër dhe shumë i rëndësishëm i SHBA-së.
"Unë mendoj se veprimi i SHBA-së ishte i ngathët. Nuk u bë me shumë hir. Dua ta bëj të qartë: Franca është një partner jashtëzakonisht dhe një fuqi në vetvete", tha Biden.
Marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA-së u tensionuan për shkak të aleancës së sigurisë SHBA-Australi, e njohur si AUKUS, ku u përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar. AUKUS përfshinte një marrëveshje australiano-franceze për shitjen e nëndetëseve të vitit 2016, por ajo u anulua. Vendimi i SHBA-së për të negociuar fshehurazi solli zemërim në Paris ku Franca tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj nga Uashingtoni, anuloi një gala në kryeqytetin amerikan dhe zyrtarët akuzuan Bidenin se sillej si ish-presidenti Donald Trump.
Presidenti amerikan do të marrë pjesë në Samitin e G20 këtë fundjavë dhe është planifikuar të mbajë një sërë takimesh kyçe me liderët botërorë në Romë. Më pas ai do të udhëtojë në Glasgou të hënën për të marrë pjesë në një samit të OKB-së për klimën. Mediat shkruajnë se liderët e G20 do të angazhohen për të reduktuar në 100 ditë, periudhën e zhvillimit të vaksinave.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se gjatë takimit të tij me Papa Françeskun në Vatikan, Papa i tha atij se duhej të vazhdonte të merrte Kungimin e Shenjtë, pasi debati i ashpër për abortin shpërtheu në SHBA.
Biden mbërriti në Vatikan të premten për bisedime që rrethonin ndryshimet klimatike dhe padrejtësinë, por takimi thuhet se u la në hije nga debati i Kishës Katolike Romake të SHBA-ve nëse ai duhet të ndalohet nga marrja e sakramentit pas mbështetjes së Presidentit të SHBA për të drejtat e abortit.
Në një deklaratë të fshehtë, Biden tha se Papa i tha atij se ishte i lumtur që ishte një "katolik i mirë".
Presidenti, i cili dyshohet se shkon rregullisht në meshën javore dhe mban një fotografi të papës pas tavolinës së tij në Zyrën Ovale, është nën presionin e konservatorëve në shtëpi dhe peshkopëve të kishës, të cilët e klasifikojnë fetarisht abortin si një mëkat të rëndë.
Biden ka thënë se ai personalisht është kundër abortit, por nuk mund të imponojë pikëpamjet e tij si një udhëheqës i zgjedhur, një qëndrim politik që bie ndesh me parimet katolike. Në mësimet zyrtare të Kishës Katolike mbështesin idenë se jeta njerëzore fillon në konceptim, kundërvënë të gjitha formave të procedurave të abortit qëllimi i drejtpërdrejtë i të cilave është që të shkatërrojë një fetus zigota embrionit. Papa Françesku tpak kohë më parë ka theksuar se nuk do t'i refuzojë liderët politikë që mbështesin të drejtat e abortit dhe u tha gazetarëve muajin e kaluar se aborti është "vrasje", por vazhdoi të kritikojë peshkopët katolikë amerikanë për trajtimin e çështjes në një mënyrë politike.
Në turin e nisur në Europë, Joe Biden ka zhvilluar edhe një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, ku mësohet se fokus i diskutimeve kanë qenë tensionet mes Australisë dhe Francës për nëndetësen. Biden ka thënë se SHBA u tregua e 'ngathët' me këtë çështje, por sipas Macron e rëndësishme është që të shihet drejt së ardhmes.
Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në ambasadën e Vatikanit të Francës në Romë, Villa Bonaparte.
Rreth 90 minuta ka zgjatur takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Papa Françeskut. Gjatë takimit mësohet se Biden ka falënderuar Papën për mbështetjen që iu jep të varfërve në të gjithë botën, teksa ka vlerësuar udhëheqjen e tij mbi krizën kilmatike dhe pandeminë.
Ky ishte takimi i parë i Biden me Papën që kur u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi Biden e ka takuar edhe tre herë të tjera personalisht. Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës shefja e Kabinetit e Shtëpisë së Bardhë Jen O’Malley Dillon.