Presidenti i SHBA Joe Biden ka arritur në Helsinki për t'u takuar krerët nga vendet nordike dhe për të vlerësuar pranimin e Finlandës në NATO.
Programi i Biden përfshin një takim të veçantë me presidentin finlandez Sauli Niinisto përpara mbledhjes më të madhe që përfshin kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Store, kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministren e Islandës Katrin Jakobsdottir.
Axhenda për samitin SHBA-Nordik pritet të përfshijë diskutimin e ndryshimeve klimatike, bashkëpunimin e sigurisë dhe teknologjitë në zhvillim.
Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.
Aleanca pranoi Finlandën në prill, por oferta e Suedisë u ndal nga Turqia mes ankesave turke se Suedia po tregohej shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron organizata terroriste.
Pas raundeve të shumta bisedimesh dhe miratimit suedez të reformave që përfshijnë një ligj të ri kundër terrorizmit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha këtë javë se do të hiqte kundërshtimin e tij dhe do të rekomandonte që ligjvënësit turq të jepnin miratimin e tyre për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Pjesëmarrësit e tjerë në bisedimet e së enjtes janë të gjithë anëtarë të NATO-s./VOA