Joe Biden

Biden: Nuk do të mbështesim sulmet izraelite në objektet bërthamore të Iranit

3 Tetor, 07:29| Përditesimi: 3 Tetor, 07:33

  • Share

Uashington-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit, teksa i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë "proporcionale".

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin. Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin.

"Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të përgjigjen proporcionalisht", tha Biden për gazetarët.

I pyetur nëse ai do të mbështeste Izraelin për të goditur objektet bërthamore iraniane siç ka kërcënuar prej kohësh, ai u shpreh se "përgjigja është jo".

Më tej Biden theksoi se duhet të vendosen sanksione të tjera ndaj Iranit dhe së shpejti do të zhvilloj një bisedë me kryeministrin Netanyahu.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?